Shtyhen bisedimet SHBA-Iran për armët bërthamore, Omani: Arsye praktike

Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara të hënën për “sjellje kontradiktore dhe deklarata provokuese” pasi Uashingtoni e paralajmëroi Teheranin për pasojat për mbështetjen e Huthive të Jemenit dhe vendosi sanksione të reja që synojnë naftën mes bisedimeve mbi programin e tij bërthamor.

Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar bisedime gjatë muajit të kaluar që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për të frenuar programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Një raund i katërt bisedimesh, i planifikuar të zhvillohet në Romë të shtunën, do të shtyhet për arsye praktike, tha Omani të hënën. Omani ka ndërmjetësuar raundet e mëparshme të bisedimeve SHBA-Iran.

Data e re do të njoftohet kur të dyja palët të bien dakord, shkroi Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi në X.

Një gazetar për faqen e internetit amerikane të lajmeve Axios shkroi se takimi i planifikuar për të premten midis Iranit, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, të njohur kolektivisht si E3, mund të shtyhet gjithashtu.

Nga ana e tij, një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane tha se Teherani vazhdon të angazhohet “seriozisht dhe me vendosmëri” në negociatat e orientuara drejt rezultateve me Shtetet e Bashkuara, raportuan mediat shtetërore.

Veçmas, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, e paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja për mbështetjen e Houthive, të cilët kontrollojnë Jemenin verior dhe kanë sulmuar anije në Detin e Kuq, gjë që ata e quajnë solidaritet me palestinezët.

Uashingtoni ka bombarduar intensivisht Houthi-t që nga mesi i marsit, duke goditur më shumë se 1,000 objektiva. Teherani thotë se Houthi-t po veprojnë në mënyrë të pavarur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, kritikoi “qasjen kontradiktore të vendimmarrësve amerikanë dhe mungesën e vullnetit të mirë dhe seriozitetit në promovimin e rrugës diplomatike”, sipas mediave shtetërore.

Lexo edhe :  Netanyahu po shpreson për lirimin e pengjeve, por...

“Përgjegjësia për pasojat dhe efektet shkatërruese të sjelljes kontradiktore dhe deklaratave provokuese të zyrtarëve amerikanë në lidhje me Iranin do të bjerë mbi palën amerikane”, tha ai. m.p.