Rama takim përmbyllës në Sarandë, premton riinvestim në ujin e pijshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral përmbyllës në Sarandë u ka premtuar atyre një riinvestim në furnizimin me ujë të pijshëm, i cili është reduktuar për shkak të numrit të lartë të turistëve.

Rama tha se do të ketë një furnizim cilësor edhe gjatë pikut të sezonit në të gjithë orët e ditës.

“Ka shumë gjëra që kanë ndryshuar në Sarandë. Por, Saranda është një qytet që ka një problem ndryshe. Këtu është bërë një investim i rëndësishëm për ujin, mirëpo ajo që ka ndodhur është se ndërkohë që në zonat e tjera uji i pijshëm është shumë më mirë, në Sarandë ka ndodhur që janë bërë më shumë investime, është shtuar numri i konsumatorëve. Nëse për banorët ka një normalitet në furnizim, sapo fillon invazioni i tusitëve fillon edhe rënia e furnizimit.

Kjo do të thotë se nuk e nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveçse të riinvestohemi për të bërë një investim specifik dhe madhor për këtë zonë, sepse në ndërkohë po shohim projekt të reja nga investitorë dhe arkitektë që do ta rrisin shumë cilësinë e turizmit në Sarandë dhe paralajmërojmë për prurke më të mëdha të turistëve dhe vizitorëve. Kjo do të thotë më shumë ekonomi dhe të ardhura, por edhe një përgjegjësi e madhe sepse do të ketë akoma më tepër nevojë për ujë të pijshëm dhe një furnizim cilësor në të gjitha orët”, tha Rama./E.S

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV