Selanik/ Planifikonte ta vendoste në një bankomat, 38-vjeçares i shpërthen bomba në dorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik. Raportohet se një grua hodhi veten në erë me një bombë që me sa duket kishte ndërmend ta përdorte për të hedhur në erë një bankomat.

Mediat greke raportohen se 38-vjeçarja u dërgua në spital, por vdiq nga plagët e marra. Policia ka përjashtuar menjëherë një motiv terrorist, pasi gruaja njihej nga drejtësia pasi ajo ka kryer grabitje të mëparshme dhe kishte vuajtur dënime me burg. Policia tha se dyshonte se bomba shpërtheu në duart e saj para se ajo të mund ta vendoste atë në bankomat.

”Pamjet nga kamerat e monitorimit e mbështesin këtë teori”, tha policia.

Banorët vendas raportuan një shpërthim të madh që u ndje si një tërmet. Gruaja u transferua në spitalin ”Ippokrateio”, por ajo u shpall e vdekur në spital. Policia ka rrethuar zonën e shpërthimit për të mbledhur prova. Shpërthimi shkaktoi dëme në vitrinat e dyqaneve si dhe te disa automjete të parkuara./E.S

Të fundit

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF publikon informacion për shitjen e biletave

Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen...

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin ndihmë humanitare nga Programi Botëror...

“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që kalojnë muajin e mjaltit, shkruan...

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë nëpër portin e Doverit kur...

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e rrethojnë për të ashtuquajturin manipulim...

Lajme të tjera

Web TV