Takimi elektoral në Fier, Berisha: Kjo natë 12 vjeçare e ka një fund, më 11 maj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin elektoral përmbyllës në Fier, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se në 11 maj do të fitojë e djathta.

Berisha tha se “Ko natë 12 vjeçare e ka një fund” e sipas tij kjo do të ndodhë në 11 maj.

“Rikthyet tek të rinjtë shqiptarë ëndrrën e tyre të bukur shqiptare. Rikthyet në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, në zemrën dhe mendjet e shqiptarëve, dritën e fitores më 11 maj.

E fitores historike, e ndarjes sonë nga një periudhë ndër më të pamerituarat në histori nga një regjim që, në 12 vite shkretoi Fierin dhe Shqipërinë, më shumë se çdo luftë, çdo pushtim, çdo fatkeqësi natyrore në të gjitha kohërat, nga një regjim, i cili në vend që të mundësonte që shqiptarët nga viti në vit të jetonin më mirë me punë dhe djersën e tyre, bëri që ata të varfërohen, sofra e tyre të pakësohej gjithnjë e më shumë dhe alternative e vetme u mbeti atyre, të marrin rrugët e dheut nga një regjim, kryeministri i të cilit, kur erdhi 12 vite më parë në pushtet, e keni parë, mos e harroni kurrë, kalonte krenarisht nga një studio televizive në një studio tjetër, duke iu treguar qytetarëve të vet hekurat, për t’u faktuar se është biri i një xhelati, që urdhëronte varjen e disidentëve dhe që në një vit, arrestoi 37 mijë shqiptarë për kauza për çështje civile, për të cilat nuk arrestohet kush në botë.

Kjo natë 12-vjeçare e ka një fund, dhe fundi i saj është fitorja e çdo shqiptari më 11 maj! Shqiptaret dhe shqiptarët pas një nate të tillë, u ngritën si feniksi nga hiri në zenit dhe vijnë sot më të sigurtë se kurrë në fitoren e tyre plebiçitare, fitoren e çdo shqiptari, fitoren e Fierit dhe të Shqipërisë”, tha ai./E.S

Të fundit

“T’i hanë shokët dardhat pas shpine”/ Basha s’i ndahet Ramës! Kusht dhe partive të reja

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Lulzim Basha, e la të hapur derën e bashkëpunimit me...

Nga qelitë në kuti/ 3 mijë të burgosur pjesë e zgjedhjeve të 11 majit

Një pjesë të dënuar e të tjerët në pritje të një vendimi nga gjykata, nga 20 burgjet e vendit në 11 maj do mund...

Trump: Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina. Nëse nuk e kanë seriozisht…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, por ka...

Shumica të painteresuar për politikën/ Mbi 114 mijë të rinj votojnë për herë të parë

Në zgjedhjet e 11 majit do të votojnë për herë të parë 114 642 të rinj. Nëse votuesit e rinj do të merrnin pjesë...

“Evropa duhet të zgjohet”, paralajmërimi i NATO-s: Hapësira është fronti i ri i luftës

“Elon Musk dhe vendet rivale si Kina dhe Rusia do të dominojnë hapësirën, nëse vendet evropiane nuk ndërmarrin veprime serioze”, ka paralajmëruar një komandant...

Lajme të tjera

Web TV