Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish satirën për të komentuar zhvillimet në kampin opozitar përmes “serialit” “Bufi&Tiku drejt bashkimit”. Rama shfaq një bisedë imagjinare mes tre figurave politike Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha, duke ironizuar edhe kontratën 6 milionë dollarëshe të PD në SHBA.
“6 milionë dollarë Lapaj! O sot o kurrë!”, i thotë Berisha-Lapajt, ndërsa ky i fundit shprehet skeptik për burimin e parave nga patriotët: “Mua mu shkundën xhepat e vjehrrit dhe nuk pashë një patriot që të japë një qindarkë për Shqipërinë”.
Kryeministri thumbon edhe Lulzim Bashën, duke e portretizuar si figurë pasive që fshihet pas frazës “7×7”./E.S