Bëhuni gati për djalin e Ronaldos! Kombëtarja portugeze e grumbullon zyrtarisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo Jr ka marrë ftesën e tij të parë zyrtare për të përfaqësuar kombëtaren e Portugalisë U-15, në kuadër të turneut ndërkombëtar që do të zhvillohet këtë muaj.

Talenti i ri do të jetë pjesë e skuadrës që do të përballet me Japoninë, Greqinë dhe Anglinë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Cristiano Ronaldo përmes një postimi në Instagram, ku ndau me ndjekësit emocionin e thirrjes së djalit të tij. 40-vjeçari shoqëroi emrin e të birit me një emoji zjarri dhe shkroi: “Krenar për ty, bir.”

Cristiano Ronaldo Jr, 14 vjeç, aktualisht është pjesë e akademisë së Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku u bashkua me të atin më shumë se dy vite më parë. Ai ka qenë më parë pjesë e ekipeve të moshave të Juventusit dhe Manchester Unitedit, duke treguar vazhdimisht potencial dhe pasion për futbollin.

Kjo është hera e parë që ai përfaqëson Portugalinë në nivel ndërkombëtar, një hap i rëndësishëm në rrugën e tij drejt ndërtimit të një karriere të suksesshme, nën hijen e njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.

Cristiano Ronaldo ka folur më parë për ëndrrën që i biri të luajë një ditë përkrah tij, por ka theksuar se nuk do ta detyrojë kurrë të ndjekë të njëjtin rrugëtim.

“Nuk do ta ushtroj kurrë presion mbi të. Ai do të bëjë çfarë të dojë. Ajo që dua më shumë për Cristianiton dhe të gjithë fëmijët e mi është që të jenë të lumtur dhe të zgjedhin atë që duan. Do ta mbështes në çdo mënyrë,” është shprehur Ronaldo.

Rrugëtimi ndërkombëtar i Cristiano Ronaldo Jr sapo ka nisur, dhe sytë e botës së futbollit tashmë janë kthyer nga ai. m.p.

Të fundit

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike...

Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

Nga Afrim Krasniqi Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur dëgjoi citime të CV-së së...

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe qytetin ka bërë që grupe...

Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së...

Ndryshon “loja”: Ukraina godet pikën e fortë të Vladimir Putin

Ukraina i dha një goditje forcave ajrore ruse , duke nisur një sulm masiv me dronë të dielën. Sipas mediave të huaja mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV