“Bufi i kënetës dhe Latifi”/ LaCivita i përgjigjet etiketimeve të Ramës me një foto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka vijuar “thumbimet” e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter).

Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, LaCivita ka publikuar një foto simbolike që tregon një buf që ka kapur një mi, duke e shoqëruar me etiketimin e adresës zyrtare të kreut të qeverisë, Edi Rama, pa asnjë koment tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që LaCivita përdor llogarinë e tij personale në X për të sulmuar Ramën, të cilin e ka krahasuar me një mi, në përgjigje të etiketimit të kryedemokratit Sali Berisha si “bufi i kënetës” nga ana e kryeministrit.

Megjithatë këto replika në distancë janë vijuar edhe nga vetë Rama, që përveç cilësimeve ndaj Berishës, nuk ka ngurruar të quajë LaCivita me tone ironike si “Latifi”./e.s

Të fundit

Babai mbante ‘të burgosura’ vajzat në shtëpi dhe abuzonte seksualisht

Një 68-vjeçar nga Brazili ua kishte kthyer jetën fëmijëve të tij në një makth. Babai akuzohet se i ka mbajtur...

“Një ëndërr që bëhet realitet”, përurohet Xhamia e Plumbit në Shkodër

“Një ëndërr që bëhet realitet”. Me këto fjalë e ka përkufizuar inaugurimin e Xhamisë së Plumbit, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Ku objekt...

Lojtari serb vlerëson kombëtaren shqiptare: “Askush nuk i dominon dot në fushë”

Është i ri, por një nga shtyllat e ekipit. Strahinja Pavlovic përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e kombëtares së Serbisë, ndërsa vëmendja e...

Evi Kokalari zbulon prapaskenën: Gazetari bëri atë postim falë 6 mln $ të Berishës

Masa ‘non grata’ ndaj Sali Berishës nuk është hequr dhe postimi i gazetarit Mark Caputo ishte vetëm për një interferencë në fushatën elektorale, për...

10% e të pasurve të botës përgjegjës për rritjen e temperaturës globale që nga viti 1990

Një studim i ri i botuar në revistën Nature Climate Change tregon se 10% më të pasurit e planetit janë përgjegjës për rreth 65%...

Lajme të tjera

Web TV