Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka fituar trofeun e parë në kampionatin arab, pasi skuadra e tij u shpall kampione.
Mario Mitaj zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Al Ittihad në kampionatin arab, ku skuadra e tij u shpall kampione.
Al Ittihad mposhti konkurrencën e disa skuadrave të forta si Al Nassr, Al Hilal dhe Al Ahli, duke siguruar matematikisht fitimin e trofeut dy javë para fundit të garës.
Të enjten, u luajt përballja ndaj Al Raed, e cila nisi në mënyrën më të mirë për vendësit, që kaluan përpara me Gonzalez, por avantazhi nuk do të zgjaste shumë, pasi Al Ittihad përmbysi gjithçka në favor të vet.
Berwijn dhe Pereira në pjesën e parë, dhe Al Oboud në fraksionin e dytë, vulosën triumfin 1-3. Si titullar në këtë sfidë luajti edhe anësori kuqezi, Mario Mitaj, i cili zhvilloi një paraqitje pozitive, duke u vlerësuar në fund me notën 6.8.
Ky sezon, Mitaj regjistroi 20 ndeshje në elitën e futbollit arab, pasi për herë të parë u bë pjesë e kësaj lige, ku menjëherë shpallet kampion, ndërsa ka luajtur mes yjeve të futbollit botëror si Benzema, Kante, dhe kundërshtarëve si Ronaldo dhe Mane.