Suedia bllokon Onlyfans, parlamenti merr vendimin e papritur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Suedez, Riksdag ka miratuar legjislacionin që ndalon blerjen e shërbimeve seksuale të personalizuara në Onlyfans.

Ligji do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe synon të mbushë një boshllëk ligjor në format dixhitale të shfrytëzimit seksual.

Sipas kuadrit të ri, pagesa për materiale të pararegjistruara, siç janë videot është ende e lejuar për sa kohë që blerësi nuk ka ndikuar në përmbajtje. Megjithatë, tani është e paligjshme të paguash dikë për të kryer akte seksuale në video ose nëpërmjet kamerës me qëllim dërgimin e materialit te “klienti”.

Cilat aktivitete janë të ndaluara?

Kjo është ndoshta pjesa më “komerciale” e platformës OnlyFans, “krijuesit e përmbajtjes” së së cilës paguhen për të bërë gjëra specifike nga “mbështetësit” e tyre… ose për të bërë transmetime të drejtpërdrejta, ku ata pranojnë para për të kryer veprime specifike.

Ligji gjithashtu kriminalizon çdo formë të promovimit ose shfrytëzimit ekonomik të njerëzve që ofrojnë shërbime seksuale nga distanca. Kjo përfshin ndërmjetësimin, prodhimin e përmbajtjes ose ofrimin e platformave me qëllim përfitimin nga shërbime të tilla. Shkurt, ai ndalon platforma si OnlyFans.

Reagimet nga industria

Platforma dixhitale e pornografisë OnlyFans reagoi fort përpara se ligji të miratohej, duke pretenduar se ai kontribuonte ndjeshëm në ekonomi, duke përfshirë edhe pagesën e rreth 12 milionë dollarëve në vit në taksa. Megjithatë, qeveria suedeze këmbënguli në zbatimin e masës, duke theksuar nevojën për t’u mbrojtur nga komercializimi i dinjitetit njerëzor në internet. m.p.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV