Prioriteti kryesor i Barcelonës në merkaton e verës është sulmues anësor Luis Diaz. Drejtori sportiv Deco e ka pranuar publikisht pëlqimin.
“Na pëlqen si lojtar, patjetër, ashtu siç na pëlqen Rashford, por nuk mund të flasim për lojtarë që janë nën kontratë. Rëndësi ka të realizojmë objektivat e merkatos”, është shprehur ai.
Barcelona sivjet po tenton të transferojë një sulmues të majtë, një mesfushor defensiv dhe një qendërmbrojtës. m.p.