Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar kështu Francën, e cila deri më tani konsiderohej fuqia ushtarake më e madhe evropiane në këtë zonë. Në qendër të këtij zhvillimi është projekti KAAN, një avion luftarak i teknologjisë së avancuar, i projektuar nga Turkish Aerospace Industries, i cili pritet të hyjë në shërbim në vitin 2030.

Avioni KAAN, fillimisht i parashikuar për t’u përdorur nga forcat ajrore nga baza tokësore, tashmë po pësojnë modifikime që do t’i mundësojnë operimin nga aeroplanmbajtësja e klasës MUGEM, ndërtimi i së cilës ka nisur më 2 janar 2025. Për këtë qëllim, avioni do të përshtatet për fluturime detare dhe me krahë të palosshëm, duke e bërë të aftë për operacione në det të hapur, shkruan A2 CNN.

Këto përpjekje të Turqisë për të rritur kapacitetin ushtarak po e afrojnë gjithnjë e më shumë me statusin e fuqisë kryesore në Mesdhe, përballë Francës, shkruan A2. Aktualisht, Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO pas Shteteve të Bashkuara, dhe synon të zgjerojë më tej ndikimin në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Mesdheut.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së kapaciteteve konvencionale, Franca mbetet një fuqi bërthamore, çka e pozicionon ende si forcë kryesore në Mesdhe. Edhe pse Turqia po avancon me shpejtësi në aspektin teknologjik dhe numerik, balanca ushtarake mbetet ende e ndikuar nga kapacitetet strategjike të armëve bërthamore të Francës. m.p.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV