Dështimi në Serie A, Asllani i motivuar: Të pushtojmë Europën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimi ndaj tij erdhi në rritje sa më shumë afrohej fundi. Kristian Asllani ishte titullar për Interin, në ndeshjen përmbyllëse të Serisë A, atë të fituar 2-0 në fushën e Komos, ndonëse suksesi nuk solli aspak lumtur.

Titullin kampion e fitoi Napoli i Rrahmanit, dhe Asllani me shokë padyshim që u dëshpëruan që humbën një “skudeto”, për të cilin ishin favoritë.

Në përfundim, drejtuesit zikaltër zgodhën pikërisht mesfushorin kuqezi për të folur dhe ai hodhi sytë drejt finales së Championsit.

“E përgatitëm mirë ndeshjen sepse e dinim se duhej të zhvillonim një lojë shumë të mirë këtu për të fituar dhe për të shpresuar. Sigurisht ka dëshpërim, por siç e the edhe ti, tani vjen ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe duhet ta përgatisim mirë dhe të shkojmë për fitore”.

Finalja e Championsit luhet të shtunën që vjen në Mynih ndaj Paris SG.

“Duhet që gjithçka ta kthejmë në energji pozitivë sepse ndoshta është trofeu më I rëndësishëm nga të gjithë, pra duhet të shkojmë në finale dhe të mos jemi të trishtuar si tani, por të bëjmë gjithçka për të qenë të lumtur. I falenderoj shumë tifozët tanë që e kuptuan situatën dhe që na mbështetën deri në fund. Jemi me fat që kemi tifozë të tillë”.

Asllani mbylli sezonin e katërt tek Interi, duke vendosur rekordin e aktivizimit me 1570 minuta në kampionat, Champions, Kupën e Italisë dhe në Superkupë, duke shënuar 3 gola e shërbyer dy asistë, gjithashtu rekord personal, por gjithmonë me dyshimin nëse do ta veshë fanelën zikaltër edhe edicionin e ardhshëm. m.p.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV