Kthim pas 8 vitesh në Premier League, 19-vjeçari vulos sfidën më të shtrenjtë në histori

Premier Liga e edicionit të ardhshëm është plotësuar sot me emrin e fundit që ka dalë nga play-off i Championship, ku Sunderland ka mundur në mënyrë dramatike me përmbysje në minutat shtesë skuadrën e Sheffield United.

Kjo e fundit kishte marrë kryesimin në ndeshje dhe dukej në kontroll të plotë, teksa pa t’i anulohej me VAR një tjetër gol. Por Sunderland ia doli të barazonte ndeshjen në pjesën e dytë dhe më pas, i dha hapësirë në fushën e lojës 19-vjeçarit Tom Watson. Futbollisti i cili ka nënshkruar që tani për Brighton dhe do të jetë pjesë e tij në verë, ishte ai që vendosi fatin e takimit, duke shënuar në minutën e 95-të golin që vendosi finalen në “Wembley”: dhe ktheu pas 8 vitesh përsëri Sunderlandin në elitë./ D.C