Takim i pazakontë në Stamboll/ Erdogan pret udhëheqësin e ri të Sirisë, Ahmed al-Saraa

Një takim me dyer të mbyllura është zhvilluar në pallatin Dolmabahçe në Stamboll, ku presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti për herë të parë udhëheqësin e ri sirian, Ahmed al-Saraa.

Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë turq, përfshirë:

  • Ministrin e Jashtëm, Hakan Fidan,
  • Ministrin e Mbrojtjes, Yasar Güler,
  • Kreun e shërbimeve sekrete, İbrahim Kalın,
  • dhe Sekretarin e Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün.

Ky takim u zhvillua në një moment të rëndësishëm diplomatik, pas vendimit të SHBA-së për të hequr sanksionet ndaj Sirisë. Roli i Turqisë në këtë zhvillim shihet si vendimtar, pasi presidenti Erdogan ishte i pranishëm përmes telefonit në takimin e organizuar në Arabinë Saudite, ku për herë të parë u realizua një kontak i drejtpërdrejtë mes Ahmed al-Saraa dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Takimi në Stamboll konsiderohet një hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Damaskut, pas më shumë se një dekade tensioni dhe konflikti të hapur./e.t