“Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri Amerikan.”

Ishte ky mesazhi që mbërriti në Beograd përmes kongresmenes republikane, Claudia Tenney, e cila njëkohësisht mban edhe rolin e bashkëkryetares së grupit parlamentar serb në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Aleksandër Vuçiç i dorëzoi asaj Urdhrin e Flamurit Serb, Klasi i Parë, siç thuhet në njohtim, “për merita të veçanta në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare midis Serbisë dhe SHBA-së”.

Kosova nuk mbeti pa u përmendur, jo nga kongresmenja, por vetëm nga presidenti serb që u përpoq të vendoste fjalë në gojën e Tenney. Vuçiç pretendoi një mbështetje nga Amerika për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, duke nënkuptuar që brenda kufijve ka dhe Kosovën, pavarësisht se realiteti është që SHBA-të e kanë njohur pavarësinë.

“Është e rëndësishme mbështetja juaj e vazhdueshme në ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributi juaj në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtines përmes dialogut, pavarësisht të gjitha dallimeve tona mbi këtë çështje të rëndësishme për Serbinë. Për gati dy dekada, Republika e Serbisë ka luftuar me të gjitha mjetet diplomatike për të ruajtur sovranitetin e saj kombëtar dhe integritetin territorial dhe është plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës, me respekt të plotë për parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat ligjërisht të detyrueshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ju falënderojmë veçanërisht për mirëkuptimin e nevojës për të respektuar të drejtat e serbëve dhe popullsisë tjetër joshqiptare në Kosovë, si dhe për kritikën e guximshme të veprimeve të njëanshme të Prishtinës kur këto të drejta u shkelën në mënyrë të paligjshme”, tha President i Serbisë.

Lexo edhe :  E rëndë në Malin e Zi! Babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës!

“Kam punuar për ish-konsullatën jugosllave në Nju Jork, kam punuar për redaksinë e sportit dhe kam ndjekur Lojërat Olimpike në Sarajevë. Jam e lidhur me të gjithë njerëzit në ish-Jugosllavi. Po përpiqem ta praktikoj pak serbishten time dhe dua vetëm t’ju falënderoj për gjithçka që keni bërë për mua. Kur isha më e re, kisha miq në Serbi, të cilët sigurisht nuk flisnin anglisht në atë kohë, por ishte një sfidë e madhe për mua të përpiqesha të flisja serbisht”, tha Claudia Tenney.

Kjo vizitë vjen pas një incidenti të raportuar nga mediat, por jo të konfirmuar zyrtarisht, se Vuçiç ishte përzënë nga një event të partisë Republikane në SHBA, pasi ishte futur përmes një identiteti të rremë. m.p.

Të fundit

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët. Dilema nuk është vetëm dorëheqja...

50 euro për një votë, SPAK mbyll hetimet paraprake për 4 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të...

‘Cinco’, ‘bisha’, ‘lambo’/ ‘Nofkat’ e grupit kriminal që mbushën Europën me kokainë

Zbardhen detaje nga dosja e grupit të drogës që mbushi me kokainë Europën, i përbërë nga 16 anëtarë të cilët janë identifikuar që të gjithë dhe...

Lajme të tjera

Web TV