Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e ‘grave të pabindura’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Imazhe të publikuara në media dhe rrjetet sociale tregojnë tmerrin që përjetojnë gratë në të ashtuquajturat “strehimore bindjeje” në Arabinë Saudite, ku ato i nënshtrohen torturës, rrahjeve dhe përdhunimit.

Sipas gazetës britanike The Guardian, këto institucione shtetërore izolojnë gratë — shpesh të mitura — pa gjyq dhe pa perspektivë lirimi, përveçse me miratimin e një të afërmi mashkull. Dhjetëra dëshmi flasin për torturë mendore dhe fizike, që synon thyerjen e çdo rezistence dhe nënshtrimin e viktimave.

Pavarësisht mohimeve zyrtare nga qeveria saudite se gratë mund të largohen “në çdo kohë”, organizatat e të drejtave të njeriut zbulojnë se në praktikë kërkohet pëlqimi i një kujdestari mashkull — edhe nëse ai është abuzuesi. Shumë gra, të vendosura në Dar al-Reaya pas akuzave për abuzim seksual në shtëpi, detyrohen të “pajtohen” me abuzuesit e tyre për të fituar lirinë.

Aktivistja me bazë në Londër, Dr. Maryam Aldossari, shpjegon: “Çdo vajzë në Arabinë Saudite e di për Dar al-Reaya dhe për atë që ndodh brenda. Është si një ferr. Ato qëndrojnë atje derisa të pranojnë rregullat.” Rrëfimet përfshijnë rrahje të shpeshta me kamzhik, indoktrinim të detyrueshëm, privim nga komunikimi me botën e jashtme, ngacmim nga rojet dhe procedura poshtëruese, si testet e virgjërisë.

Amina, 25 vjeçe, e cila kërkoi strehim në një qendër në qytetin Burajda pas rrahjes nga babai i saj, e përshkruan institucionin si “të braktisur, të ftohtë dhe çnjerëzor.” Kur ajo u përpoq të mbrohej, stafi thirri të atin, i cili kërkoi dhe firmosi një “marrëveshje” ku Amina nuk do të largohej nga shtëpia pa shoqërim, nuk do të refuzonte urdhra dhe do t’i nënshtrohej atij plotësisht. E frikësuar, Amina firmosi. Pak kohë më vonë, dhuna në shtëpi u rikthye dhe ajo u detyrua të largohej nga vendi.

Lexo edhe :  ‘Kryengritje’ brenda republikanëve në SHBA

Shams, një vajzë që ishte 16 vjeç kujton: “Ajo u tha atyre se ishte arrestuar nga policia fetare për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore dhe shtatzënisë dhe se familja e kishte mohuar duke e dërguar në Dar al-Reaya. ‘Nëse një grua ia prish reputacionin familjes, ajo ka mbaruar përgjithmonë,’ u tha ajo.”

Dëshmitë përfshijnë rrahje publike me kamzhik për gratë që refuzonin të luteshin, izolim dhe privim nga ushqimi për ato që denonconin ngacmimet seksuale, dhe madje detyrimin për të ngrënë të vjellat si formë ndëshkimi. Në vitin 2015, një e burgosur u gjet e varur në dhomën e saj, duke lënë një shënim: “Vendosa të vdes për t’i shpëtuar ferrit.”

Shteti i ka ngritur këto “strehëza” që nga vitet 1960, duke strehuar vajza nga 7 deri në 30 vjeç. Kur nuk ka kujdestar për t’i pritur, gratë transferohen në “struktura pritëse,” ku edhe këtu nuk lejohen të largohen pa pëlqimin e një mashkulli. m.p.

Të fundit

Nuk ka më dilema! Nesër vizitat mjekësore, Arsenali blen sulmuesin e madh

Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro. Sipas...

Këshilli Bashkiak: Pallati i Kongreseve i kalon qeverisë shqiptare

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të enjte një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit...

Conference League: Egnatia, Vllaznia & Dinamo luajnë ndeshjet e para në raundin e dytë

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League. Blutë e Dinamos do të...

INSTAT, hapet pozicioni i punës për drejtor

Këshilli i Ministrave hapi garën për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT), pas përfundimit të mandatit të Elsa Dhulit, e...

Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për liri të Florec Çapjas, i ekstraduar në maj nga Dubai. Një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë...

Lajme të tjera

Web TV