“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar përpjekjet për armëpushim.

“Urdhërova ushtrinë të vazhdojë të përparojë në Gaza kundër të gjitha objektivave, pavarësisht nga çdo negociatë, dhe të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur ushtarët dhe për të eliminuar vrasësit e Hamasit”, tha ministri në një deklaratë.

Më tej ai tha “Ose Hamasi do t’i lirojë pengjet [të cilët i rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit], ose ai do të shfaroset”.

Hamasi dha përgjigjen e tij dje ndaj një propozimi amerikan për armëpushim. Pa qenë e qartë nëse e pranon apo jo, ai propozoi një sërë amendamentesh të cilat pala amerikane i hodhi poshtë si të papranueshme. m.p.

Të fundit

E fejuar për pesë vjet, Xheneta rrëfen ndarjen: Kisha probleme me nënën e tij!

Xheneta Fetahu ka folur pa doreza për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’. Teksa është...

SPAK godet grupet e trafikut të drogës, disa të arrestuar në qytete të ndryshme të vendit

Prokuroria e Posaçme ka finalizuar një operacion ku janë goditur disa grupe kriminale të lidhur me trafikun e drogës në disa qytete të vendit. Gazetarja...

Neda Balluku e ashpër ndaj prindërve: “Mbajini vetë kalamajtë ose mos bëni fare kalamaj”

Opinionistja Neda Balluku ka ‘goditur’ një fenomen social ditën e sotme përmes rrjeteve sociale. Nga parku i Liqenit, ku e ka nisur javën, ajo ka...

Publikohet teza e anglishtes 30 minuta pas nisjes së provimit

Ditën e sotme rreth maturantët në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Rreth...

Sulmet me dronë të Ukrainës/ Rusia: Hakmarrja është e pashmangshme

Rusia ka reaguar në lidhje me sulmin me dronë të Ukrainës gjatë fundjavës. Dmitry Medvedev, duke iu referuar sulmit të së shtunës në mbrëmje, tha:...

Lajme të tjera

Web TV