Pikëpyetje ndërkombëtare, objekte misterioze mbi anijen e dëmtuar të Koresë së Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut ka vendosur objekte të panjohura, të ngjashme me balona ose tullumbace të bardha, mbi anijen e saj luftarake të dëmtuar, sipas imazheve të reja satelitore të publikuara nga Maxar Technologies.

Anija 5,000 tonëshe ndodhet e përmbysur dhe pjesërisht e zhytur në qytetin portual të Chongjin, pas një lëshimi të dështuar më 21 maj.

Analistët ushtarakë dyshojnë se balonat mund të jenë vendosur për të parandaluar përmbytjen e mëtejshme të anijes ose për ta mbrojtur atë nga survejimi ajror i dronëve.

Sipas CNN, objektet mund të jenë aerostatë ose struktura të mbushura me gaz, të ngjashme me mini-blimpët, që ofrojnë ndihmë në stabilizimin e mjetit të dëmtuar.

Shkatërruesi, i cili duhej të simbolizonte përparimin teknologjik të marinës së Koresë së Veriut, pësoi dëmtime të mëdha gjatë lëshimit të pasuksesshëm.

Udhëheqësi Kim Jong Un e cilësoi incidentin si një “akt kriminal” dhe urdhëroi rikuperimin urgjent të anijes para mbledhjes së ardhshme të Partisë së Punëtorëve.

Megjithëse mediat shtetërore minimizuan dëmin, duke pretenduar se anija kishte pësuar vetëm gërvishtje dhe kishte marrë pak ujë, ekspertët ndërkombëtarë shprehen skeptikë. Disa parashikojnë se riparimi mund të zgjasë muaj të tërë, ndërsa të tjerë sugjerojnë se anija mund të çmontohet plotësisht për të lehtësuar nxjerrjen e saj./kb

 

Të fundit

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale. Luani Ky është...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

Lajme të tjera

Web TV