Kreshnik Spahiu: Pse Berisha në Bruksel u nxiu imazhin shqiptarëve dhe jo Ramës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në Europë kishte tre lajme për Shqipërinë:

1- Mediat britanike por edhe ZDF gjermane i bënin thirrje shtetasve britanik apo gjerman të dynden në parajsën shqiptare e cila sipas tyre po “pushtohet” nga 30 milion turistë si vendi më i lirë dhe i sigurtë për të pushuar.

2- Në Bruksel/ Komisionerja e BE Marta Kos tha: Brenda mandatit tim do të kemi anëtarësime të reja në BE! Kemi rënë dakord për të realizuar më në fund “martesën” e Shqipërisë me Evropën sepse Tirana po ecën më shpejt se çdo shtet në Ballkan dhe ka plotësuar detyrat.

3- Berisha deklaroi zyrtatisht në PPE:
– Shqipëria porta kryesore e trafikut njerzor
– Shqipëria autostrada e kokainës dhe heroinës.
– Kartelet shqiptare të drogës më të fortat në botë.
– Shqipëria vend i pushtuar nga droga.

Qartazi kemi dy lajme historike për Shqipërinë dhe një lajm antishqiptar.

Por kush është misioni Sali Berishës më moshën 81 vjeçare pas 55 viteve në politik (20 vite si skretar komunist dhe 35 si anti-komunist)? Pse Berisha duhet ankohet në Bruksel për shqiptarët nga Kuksi apo Shkodra që hapin shtëpi “bari” në Londër? Sipas Berishës ai është me mision nga Zoti. Në këtë mision ai ka marr përsipër të fundos imazhin e shqiptarve në botë. Duke deklaruar se shqiptarët janë të parët në botë si terroristë apo si trafikantë, Berisha nuk dëmton qeverinë por qartazi Shqipërinë.
Duke thënë që kartelet shqiptare më të rrezikshmet në botë ai nuk dëmton qeveritarët por shqiptarët. Sipas çdo statistike juridike dhe policore.

– Shqipéria s’ka kartele droge por organizata trafikantës dhe këto të dyja ndryshojnë 100% në konceptin ligjor
– Shqipëria zyrtarisht dhe faktikisht nuk ka organizata terroriste sipas perkufizimeve të Kodit Penal siç ka Afganistani, Irani, Siria etj Deklaratat e Berishës s’kanë asnjë lidhje me qeverinë Rama sepse trafikantët shqiptar në 80% tyre veprojnë në Angli, Itali, Gjermani, Holland, Spanj, Ekuador etj dhe pergjegjësi ligjore kanë shtetet e huaja ku ata shqiptarë jetojnë dhe punojnë. Fakti që janë shqiptarë nuk bën pérgjegjëse qeverinë shqiptare.
– Për trafikantët turq në Gjermani s’ka përgjegjësi Erdogani por policia gjermane.
– Për trafikantët italinanë në Amerikë s’ka përgjegjësi Meloni por policia amerikane.
– Për trafikantét kinez në Francë s’ka përgjegjësi XI Jinping por policia franceze.

Lexo edhe :  "Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë"

Problemi kryesor është që Berisha po sulmon Shqipërinë dhe shqiptarët më shumë se Beogradi, Pekini, Moska. Sulmet e Berishës vinë në të njëjtën ditë kur gjithë Europa, Amerika dhe Britania bëjnë thirrje që shtetasit e tyre të fluturojnë në Tiranë, Vlorë, Sarandë, Durrës, Shëngjin si qytete të sigurta, të qeta, të lira, të bukura, të mira dhe historike.

Qartazi Berisha e ka një mision. Kush ka sy ta shikoj dhe kush ka vesh ta dëgjoj misionin e tij anti-shqiptar. Gjithsesi misioni i tij është i pamundur. Një faqezi nuk mund ta nxi Shqipërinë Kuqezi. m.p.

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV