Simone Inzaghi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës saudite të Al Hilal, e cila e ka prezantuar duke e cilësuar si “gjeniu italian”. Lëvizja e Inzaghit vjen pas katër sezoneve të suksesshme te Interi, ku arriti të fitonte titullin e Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa Italiane, ndërkohë që u mposht dy herë në finalen e Champions League.
Inzaghi ka firmosur për dy vite dhe do të jetë trajneri më i paguar në botë, me një pagë që arrin deri në 30 milionë euro në sezon, duke përfshirë bonuse dhe stimuj të ndryshëm.
Në një deklaratë të klubit, Al Hilal e njoftoi mbërritjen e trajnerit italian dhe publikoi një video për këtë moment të veçantë, që u realizua në një hotel në Paris.
Ndërkohë, Interi ka marrë refuzim direkt nga trajneri që kërkoi si pasues të teknikut Inzaghi. Bëhet fjalë për Cesc Fabregas, i cili ka vendosur të vijojë me Como. m.p.