Goli që duhet t’i bëjmë Serbisë… dhe unë “antishqiptari” që mendoj se mund të na mundin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Martin Leka

Ka shpërthyer një histeri patriotike për ndeshjen Shqipëri-Serbi që zhvillohet pas pak orësh në Tiranë.

Që nga tifozët, spordashësit, politikanët, tregtarët, patriotët, trutharët, qytetarët, trushplarët, injorantët, shkencëtarët, idiotët.

Të majtë, të djathtë, të qendrës, të qendrës së majtë, të qendrës së djathtë, afër qendrës së majtë në të djathtë, rrotull të djathtës së qendërt në të majtë e gjer tek pika e pikës së mesit të qëndrës së qendrës…

A thua se njëmbëdhjetë shqiptarë nuk do të luajnë një lojë me top që quhet futboll, por po shkojnë në luftë me mongolët e Xhengis Khan. Për tu prerë, për tu therë e për tu vrarë…

Ky është mjerim.

Kjo është injorancë.

Ky është budallallëk.

Kjo është farsë.

Ky është mashtrim.

Kjo është rrenë.

Ky është populizëm.

Sensibiliteti dhe ngarkesa që mbart kjo ndeshje është e kuptueshme. Është dhe historike. Por s’ka lidhje me realitetin. Historia mes popujve të dy shteteve që sot do të luajne me njëri-tjetrin vetëm një lojë futbolli, daton që nga koha kur futbolli nuk ishte shpikur ende. Kaq e largët është si histori.

Plagë si kjo e Kosovës (dhe jona) nuk shërohen lehtë dhe ende kullojnë gjak nga historia e afërt që ka për yll në ballë luftën heroike të UÇK e popullit të Kosovës që u finalizua me Pavarësinë e saj. Kjo nuk ishte lojë. Kjo ishtë luftë. Luftë e fituar!

Ndaj sot, nuk ka pse lojtarëve tu ushtrojmë trysni të kotë. Të gjitha çka duhet për ta u’a ka thënë dhe u’a thotë traineri i tyre brazilian. Ne vetëm duhet ti mbështesim. Edhe nëse humbin. Sepse realisht, skuadra serbe është favorite. Në kuotim dhe letra për nga niveli dhe parametrat teknikë e fizikë. (Le të shpallem armik dhe antishqiptar, por kështu mendoj) Ashtu siç mendoj se diferencat nuk janë aq të mëdha sa  për të na bërë të gjithëve të gëzojmë për një barazim apo dhe fitore.

Lexo edhe :  Ndërprerja e internetit, a është bota e sigurt?

Por ne kemi në dorë të bëjmë “golin” tonë të fitores.

Me portën bosh.

Kemi në dorë të tregohemi evropianë.  Të tregojmë pjekuri, maturi, respekt, qetësi, dinjitet, qytetari. Larg dhunës e urrejtjes./E.T

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV