Mesazhi që Guido do donte të na linte!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Xhensil Shkëmbi

Sot, teksa përcollëm vëllain tonë në banesën e fundit, fotografin e talentuar dhe shpirtin e ndjeshëm që ishte Guido, sytë më ndalën në një pikturë të vogël e bërë nga vetë ai. E donte artin me pasion. Kishte ndjekur shkollën e pikturës, donte fshatin, natyrën, fotografinë, buzëqeshjen dhe gjithçka që kishte gjallëri.E donte jetën. Por brenda vetes, siç kemi kuptuar vetëm këto ditë, mbante një barrë të padukshme që nuk e ndau me askënd. Nuk ishte i diagnostikuar me atak paniku, por ata që e njohën nga afër, pas asaj që ndodhi, filluan të rrëfejnë disa shenja që ndoshta lidhen me ankthin apo vështirësi emocionale. Ndoshta ishte egoja rinore, dëshira për t’u dukur gjithmonë “i fortë”, që e pengoi të fliste. Dhe pikërisht kjo është një nga plagët më të mëdha që prekin të rinjtë sot: heshtja.

Në një çast dobësie, Guido u dorëzua. Vetëm 19 vjeç. Dhe nëse do të kisha edhe një kafe tjetër me të, jam i sigurt se do më kërkonte ta shkruaja këtë:

Mos kini turp të tregoni se nuk jeni mirë.
Mos mendoni se do gjykoheni nëse flisni për ankthin, trishtimin, pasigurinë. Nuk është dobësi të kërkosh ndihmë, është pjekuri. Është guxim. Depresioni nuk është modë. Nuk është trill. Është real dhe kërkon kujdes, si çdo sëmundje tjetër.

Shpesh, të rinjtë mendojnë se do ta kalojnë vetë, se do kalojë me kohën. Por ndihma ekziston. Familja, miqtë, profesionistët, ka njerëz që duan të dëgjojnë, që duan t’ju ndihmojnë. Ju nuk jeni vetëm.

Zgjidhni jetën.
Edhe kur duket e errët. Edhe kur s’e shihni dritën. Edhe kur dhimbja nuk ka emër. Jeta ka kthesa që sot nuk i shihni, por nesër mund të ju befasojnë. Jeta nuk është një moment. Është një rrugëtim. Dhe ju duhet të jeni pjesë e tij.

Dejvi, një shoku im më tregoi se janë me dhjetëra të rinj që vetëm në Korçë vuajnë nga të tilla mendime. Mbase jemi lodhur duke pritur nga instancat përkatëse dhe duhet të bëjmë vet diçka për veten tonë. Për shokët tanë. Për bashkëmoshatarët tanë.

Lexo edhe :  Mjerimi i krizës

Në emër të Guidos dhe çdo të riu që hesht, po u them me gjithë zemër; flisni. Kërkoni ndihmë. Zgjidhni jetën!/kb

Të fundit

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Lajme të tjera

Web TV