Testi i parë për qeverinë e Vuçiçit, votohet në dy komuna të vogla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriç dhe Zajeçar, komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë, pritet të jenë testi i parë elektoral për pushtetin dhe opozitën në Serbi, që nga shpërthimi i protestave studentore pas rrëzimit të një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Në të dyja këto komuna, prej vitesh, është në pushtet Partia Përparimtare Serbe (SNS), e themeluar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Për këtë arsye, edhe pse janë komuna me pak banorë, ato janë kthyer në një temë të rëndësishme javëve të fundit dhe në destinacione të domosdoshme vizitash për zyrtarët e lartë shtetërorë, përfshirë edhe vetë Vuçiçin.

Kosjeriçi ka rreth 10 mijë banorë, ndërsa Zajeçari afër 48 mijë. “Për herë të parë do të shohim nëse rënia e SNS-së, që e kemi konstatuar në disa sondazhe dhe që reflektohet qartë edhe në atmosferën shoqërore, do të përkthehet në rezultat konkret”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë politikologu Dejan Bursaç, nga Instituti për Studime Politike i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd. SNS-ja, që udhëheq qeverinë dhe drejton Kosjeriçin e Zajeçarin prej më shumë se një dekade, do të përpiqet ta ruajë epërsinë në zgjedhjet lokale të 8 qershorit në këto komuna.

Zgjedhjet konsiderohen si testi i parë për mbështetjen që gëzon SNS-ja pas muajve të krizës politike, të shoqëruar me protestat e studentëve dhe bllokimin e fakulteteve nga ana e tyre. Në Kosjeriç, opozita iu përgjigj thirrjes së studentëve vendas, hoqi simbolet partiake dhe dorëzoi një listë të përbashkët qytetare. Studentët protestues e mbështetën këtë nismë, duke kërkuar që qytetarët të votojnë të bashkuar./kb

Të fundit

Projektrregullorja, ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në Euro

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për...

Një fjalëkalim i dobët rrëzon një kompani 158-vjeçare dhe la pa punë qindra njerëz

Një gabim i vetëm, një fjalëkalim i pambrojtur, dyshohet se është bërë shkaku i shkatërrimit të një kompanie britanike me një histori prej 158...

Media britanike “Mirror”: Vizitoni qytetin e bukur evropian, Tiranën

Ekspertja e udhëtimeve Chelsea Dickenson është gjithmonë në kërkim të destinacioneve më pak të njohura. Kohët e fundit, ajo zbuloi një qytet evropian të vendosur...

Gjermania ndan pushimet verore me rotacion, ja pse dhe si funksionon sistemi

Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani pushimet verore në të njëjtën kohë? Rreth 11.4 milionë fëmijë dhe të rinj ndjekin...

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat, rinisin punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat...

Lajme të tjera

Web TV