Europa nuk mund të na pranojë në familje me kuajt e Trojës brenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Preç Zogaj, Liberale

BE dhe SHBA kanë qenë gjithnjë komplementare në mbështetje të Shqipërisë drejt një demokracie funksionale ku liritë dhe sundimit i ligjit shkojnë dorë për dorë. Varësisht nga sfidat konkrete në periudha konkrete, ato janë alternuar me njëra-tjetrën në rolin e violinës së parë. Duke mbetur gjithnjë një duet.

Për reformën në drejtësi, për shembull, ka patur më shumë protagonizëm amerikan në konceptimin dhe zbatimin e saj. Përkundër përpjekjeve të parreshtura të Sali Berishës për ta devijuar e zhbërë apo të Edi Ramës për t’i futur ujë, siç thotë një shprehje popullore për rakinë e fortë. Ndërkohë, BE dhe shtetet anëtare të saj kanë qenë gjithnjë aty.

Zhvillimet e reja në rrafshin gjeopolitik të këtij viti kanë sjellë një pasojë që duket e vogël në hapësirën globale, por është e madhe për Shqipërinë dhe rajonin. Për shpejtimin e zgjerimit të BE-së me anëtarë të rinj. Në finalen e një maratone të gjatë Shqipëria ka shanse të presë e para mes vendeve të rajonit shiritin e mbërritjes. E thonë zyrtarët më të lartë të BE-së-së. E thotë i zoti, jo tellalli.

Ka shanse. Por kjo nuk do të thotë se loja ka mbaruar. Përkundrazi. Loja është më e fortë se kurrë. Kjo ka bërë që BE të dalë në rolin e violinës së parë qoftë për monitorimin e zhvillimeve në vendin tonë, qoftë për mbështetjen e fortë dhe vlerësimin e rreptë të standarteve të anëtarësimit.
Një projekt-raport i fundit i Komisionit të Jashtëm për Shqipërinë, që pritet të miratohet së shpejti, është skaneri më i qartë dhe më i sertë do të thosha i udhëtimit, problemeve dhe rreziqeve që kërcënojnë vendin tonë këto kohë.

SPAK dhe drejtësia vlerësohen si një arritje shumë e rëndësishme, por duhet më shumë. Duhen dënime përfundimtare të zyrtarëve të lartë të përfshirë në akte korruptive. Duhet mbrojtje e qartë për prokurorët e gjyqtarët që kërcënohen, duhet respekt i plotë për pavarësinë e strukturave që përballen me krimin dhe korrupsionin, thekson projekt-raporti.

Lexo edhe :  Çelësin e zgjidhjes së çështjes palestineze e ka Arabia Saudite

Një çështje shumë e mprehtë, e patrajtuar më parë me kaq forcë e kaq drejpërsëdrejti nga Brukseli politik, është ajo që njeh “kërcënimin në rritje të ndikimit të huaj keqdashës dhe ndërhyrjes hibride” në institucionet demokratike të vendit tonë, veçanërisht nga burime të lidhura me Kremlinin, që kanë kërkuar “të gërryejnë besimin e publikut në institucionet demokratike dhe të nxisin ndjenjat antiperëndimore”, duke kërcënuar institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ambiciet e anëtarësimit të saj në BE. Europa merr këtu stafetën e shqetësimeve të ngritura me parë me forcë nga SHBA.

Eurodeputetët i bëjnë thirrje Shqipërisë “të rrisë qëndrueshmërinë institucionale kundër financimit të fshehtë politik, manipulimit të medias dhe kërcënimeve kibernetike” që ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e saj të pranimit në BE. Raporti paralajmëron gjithashtu për gjurmën në rritje të mediave të mbështetura nga shteti kinez në Shqipëri.

Kasandara nuk mund të flasë më qartë. Është fat për vendin tonë që këto rreziqe njihen, kapen dhe denoncohen nga institucionet e BE-së. Pyetja që shtrohet është: A dinë gjë institucionet tona të sigurisë si shprehen, ku shprehen e nga kush zbatohen format e ndërhyrjes hibride të fuqive antidemokratike armike të Europës? Kush financohet këtu nën dorë për të bërë punën e Rusisë apo Kinës? Ç’masa janë marrë e po merren? Të mos kemi iluzione! Europa nuk mund të na pranojë në familje me kuajt aktivë të Trojës brenda. Nuk mund të na pranojë me tërhiq e mos e këput më me hetimin dhe gjykimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion.

Ndërkaq duhet ta themi: Nëse raporti pa doreza i Komisionit të Jashtëm miratohet në Parlamentin Europian, kjo do të jetë një ngjarje e madhe pozitive për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin tonë. m.p.

Të fundit

Si e konsideron Shqipërinë Izraeli? Përgjigjet gjenerali izraelit

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel foli për konfliktin e...

Berat, Makina përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shmangin përhapjen e zjarrit

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e Mimiasit, në fshatin Rroshnik të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30...

Imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara sot nga Maxar Technologies tregojnë dëme në kompleksin e reaktorit të ‘ujit të rëndë’...

E pazakontë në Angli! Temperaturat kanë ndryshuar si kurrë më parë

Një alarm shëndetësor për nxehtësinë është lëshuar në të gjithë Anglinë, pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi ditën e saj më të nxehtë të vitit...

Kur do vijë fundi i Ramës në PS? Përgjigjja që dha sot gjatë festës

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ai nuk do të jetë më në oborrin e Partisë Socialiste, në momentin që ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk...

Lajme të tjera

Web TV