Trump: Përfshirja ime në konfliktin Izrael-Iran është e mundur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi se përfshirja e SHBA-së në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit është një mundësi, gjatë një interviste telefonike me televizionin amerikan, ABC News të dielën.

“Ne nuk jemi të përfshirë në të. Është e mundur që të përfshihemi. Por në këtë moment nuk jemi të përfshirë”, i tha Trump gazetares së ABC-së, Rachel Scott .

Kur u pyet nëse ka një afat kohor që Irani të ulet në tryezën e bisedimeve, presidenti tha “jo”, sipas Scott.

“Jo, nuk ka afat, por ata po flasin. Ata do të donin të bënin një marrëveshje. Ata po flasin. Ata vazhdojnë të flasin”, theksoi Trump.

Raundi i radhës i negociatave bërthamore SHBA-Iran, i planifikuar të zhvillohej në Oman të dielën, u anulua. Por Trump tha se iranianët “duan të flasin dhe do të flasin”, duke shtuar se përshkallëzimet e fundit “në fakt mund ta kenë detyruar një marrëveshje të arrihet më shpejt”.

Trump shprehu gjithashtu gatishmërinë për ta konsideruar Presidentin rus Vladimir Putin si një ndërmjetës të mundshëm në konflikt, duke vënë në dukje se Putini i kishte kontaktuar.

“Ai është gati. Më telefonoi për këtë. Patëm një bisedë të gjatë për këtë”, deklaroi presidenti. m.p.

Të fundit

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati...

Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

 viti 367 e.s. Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i tij, në një moshë jashtëzakonisht...

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse...

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

Lajme të tjera

Web TV