Fëmijët e Princ Williamit publikojnë mesazhin e ngrohtë për të atin në Ditën e Babait

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Babait, fëmijët e Princit të Uellsit, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, kanë publikuar një homazh të ndjerë për babanë e tyre, Lartmadhërinë e Tij Princin William.

Fotografitë, të realizuara nga fotografi profesionist Josh Shinner, u shpërndanë në faqet zyrtare të familjes mbretërore në rrjetet sociale. Në to, pasqyrohet një moment i ngrohtë dhe i përzemërt mes Princit të Uellsit dhe tre fëmijëve të tij.

Në njërën prej fotografive, Princ William shfaqet me duart mbi supet e fëmijëve të tij, të gjithë të veshur me rroba të njëtrajtshme në ngjyrë jeshile të errët, teksa pozojnë të buzëqeshur përpara kamerës. Në një tjetër imazh bardhë e zi, kapet një moment më intim dhe i sinqertë ku fëmijët përqafojnë babanë e tyre, duke qeshur dhe duke shijuar një çast të natyrshëm familjar në natyrë.

Përkrah fotografive, fëmijët kanë përcjellë edhe një mesazh të shkurtër, por të ngarkuar emocionalisht:
“Gëzuar Ditën e Babait, Babi. Të duam! G, C dhe L.”

Ky publikim paraqet gjithashtu një ndryshim të lehtë nga tradita, pasi në vitet e mëparshme momentet familjare janë fotografuar nga Princesha e Uellsit, Catherine. Në këtë rast, fotografitë janë realizuar nga Josh Shinner, i cili gjithashtu ishte autor i portretit zyrtar të ditëlindjes së Princit Louis më herët gjatë këtij viti.

Të dyja fotografitë besohet të jenë realizuar në rezidencën e familjes në Norfolk, gjatë kohës së lirë të kaluar nga familja.

/E.T

Të fundit

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi publikisht planin e taksave dhe...

Lajme të tjera

Web TV