Irani kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas sulmeve amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke i kërkuar të dënojë sulmet e SHBA-së ndaj objekteve të tij bërthamore.

Në letër, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, e quajti sulmin e SHBA-së një “kërcënim të rëndë kundër paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare”. Ai konfirmoi detajet e sulmit, i cili shënjestroi centralet bërthamore Fordow, Natanz dhe Isfahan në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Ai gjithashtu pretendoi se sulmet ishin “nën mbikëqyrjen e plotë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”, organit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së. Ai nuk dha prova për këtë pretendim. Irani ka qenë gjithnjë e më kritik ndaj IAEA-s që nga shpërthimi i konfliktit me Izraelin.

Sulmet shkelin kartën e OKB-së dhe Traktatin ndërkombëtar për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, shtoi ai në letër, duke kërkuar një takim urgjent “për të shqyrtuar këtë akt të paligjshëm, për të miratuar masat e nevojshme për ta dënuar atë dhe për të siguruar që ata që janë përgjegjës nuk do të lihen pa u ndëshkuar”./e.t

Të fundit

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit....

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe...

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në kufirin perëndimor të Perandorisë Ruse,...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4,...

Lajme të tjera

Web TV