Vila e ish-lojtarit të Interit vihet nën shënjestrën e grabitësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në Cantù, ku një bandë kriminale tentoi të grabiste vilën e ish-lojtarit të Interit, Marko Arnautovic.

Vila ndodhet në zonën rezidenciale të Via delle Ginestre dhe në momentin e sulmit, nuk kishte asnjë anëtar të familjes Arnautovic brenda.

Sipas raportimeve, një nga rojet e sigurisë u sulmua brutalisht nga grabitësit, duke u goditur me shkop në kokë. Dy roje të tjerë, arritën të bllokonin hyrjet brenda në shtëpi, duke parandaluar hyrjen e të dyshuarve.

Ndërhyrja e rojës së katërt në momentin e fundit bëri që banda të tërhiqej dhe të largohej me shpejtësi nga vendngjarja. Menjëherë pas alarmit, në vilë mbërritën forcat e Karabinierëve të Cantù dhe një ambulancë që i dha ndihmën e parë rojës së plagosur.

Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima dhe nuk raportohet për dëme të tjera të mëdha.

Marko Arnautovic, kontrata e të cilit me Interin skadoi në fund të këtij sezoni, nuk ndodhej në Itali në momentin e ngjarjes. Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e kësaj tentative grabitjeje. m.p.

Të fundit

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Lajme të tjera

Web TV