Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar. Njoftimi është dhënë më datë 22 Qershor dhe so, edhe Ambasada e SHBA në Tiranë e ka shëprndarë për ata që jetojnë në Shqipëri.
Teksti i plotë i Alarmit të Sigurisë Botërore të përditësuar është si më poshtë:
Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka rezultuar në ndërprerje të udhëtimit dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit. Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë në të gjithë botën të tregojnë kujdes të shtuar. m.p.