“Ky lojtar qëndron me mua!” Allegri jep ultimatumin te Milani

“Saelemaekers do të qëndrojë me mua te Milan”. Këto janë fjalët që trajneri i ri i Milan, Max Allegri, thuhet se përdori kur foli për mbrojtësin belg Alexis Saelemaekers.

26-vjeçari është rikthyer te kuqezinjtë pas huazimit të tij te Roma sezonin e kaluar.

Sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”, trajneri Allegri e konsideron belgun si pjesë e rëndësishme e skuadrës së re që do të ndërtojë.

Saelemaekers ka luajtur edhe më parë me Milan, por dy sezonet e fundit ka qenë huazuar, fillimisht te Bologna dhe më pas te Roma.

Me fanellën kuqezi, belgu ka realizuar 10 gola në 141 ndeshje zyrtare. m.p.