Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Individët u konfirmuan si klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar edhe vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme në segmentin e kredisë për individë pësoi përsëri rënie në 2.9%, nga 3.4% që kishte qenë një vit më parë.

Segmenti i individëve ka pasur historikisht një raport të kredive me probleme më të ulët krahasuar me bizneset, sepse ekspozimet janë më të vogla dhe rreziku i kredisë është më i shpërndarë. Gjithashtu, duke qenë se pjesa më e madhe e portofolit konsiston në kredi për blerjen e banesave, angazhimi i huamarrësve ndaj shlyerjes së detyrimeve në përgjithësi është i madh.

Megjithatë, edhe cilësia e kredisë për bizneset vazhdoi përmirësimin vitin e kaluar. Raporti i kredisë me probleme në segmentin e bizneseve zbriti në 5.1%, nga 5.7% që kishte qenë një vit më parë.

Për sa i përket ndarjes së kredive me probleme sipas monedhës, portofoli i kredisë në valutë të huaj vazhdon të shfaqë një performancë më të mirë cilësore. Raporti i kredive me probleme në valutë zbriti në 3.4%, nga 4% që kishte qenë një vit më parë.

Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron vlerësohet të ketë ndikuar pozitivisht aftësinë paguese të huamarrësve në monedhën europiane, me të ardhura në monedhën vendase. Vitin e kaluar, kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.

Edhe cilësia e kredisë në Lekë u përmirësua, por raporti i kredive me probleme ngelet më i lartë krahasuar me kredinë në valutë. Në fund të 2024, kreditë me probleme përbënin 4.8% të portofolit në Lekë, nga 5.4% që kishin qenë një vit më parë.

Lexo edhe :  Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet frenohen nga zgjedhjet

Raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar zbriti në 4.17%, nga 4.74% që kishte qenë në fund të vitit 2023. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2008. Në vlerë, kredia me probleme arriti nivelin 34.7 miliardë lekë, në rënie me 0.7% krahasuar me një vit më parë.

Rënia e raportit të kredive me probleme po vazhdon edhe në pjesën e parë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit prill ky raport ra më tej në nivelin 4.03%, nga 4.82% një vit më parë. Në vlerë, kreditë e këqija vlerësohen në rreth 35 miliardë lekë, nga rreth 37.2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e raportit të kredive me probleme është mbështetur nga rritja e kënaqshme ekonomike në vitet e fundit dhe një ecuri e mirë e bilanceve të sektorit privat. Gjithashtu, ulja e raportit të kredive me probleme vazhdon të mbështetet edhe në rritjen me ritme dyshifrore të vlerës së portofolit total. /Monitor

Të fundit

Vijon zjarri në malin e Dukatit, punohet për të shmangur përhapjen e flakëve

Vijon të jetë aktiv prej disa ditësh zjarri në malin e Dukatit në Vlorë. Puna për shuarjen e flakëve...

Fiasko nuk nisi kur Britania zbuloi emrat e afganëve, por kur pushtuam vendin e tyre

Simon Jenkins* Cilat janë gjasat për një hetim publik mbi super-ndalimin informativ të lidhur me Afganistanin? Me shumë gjasa do të ishte një hetim i...

Pak minuta në SPAK, Berisha “shpërthen” ndaj Gjokës: Ta quajmë mashtruesen Irena Dumani

Ka zgjatur shumë pak minuta, “vizita” e kryedemokratit Sali Berisha në Prokurorinë e Posaçme. Për gazetarët, ai lexoi shënimin që sipas tij i la...

Revolta në PD? Dashnor Sula: Dështakët mblidhen në dreka peshku

Demokrati Dashnor Sula ka komentuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Kavajës. Fisnik Qosja, i cili bëri thirrje se ‘PD ka nevojë për ndryshim’. Përmes...

Si i mbolli flokët Salianji? Flet zv/drejtori i Burgjeve: Nuk ka kufizim

Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi se si Ervin Salianji mbolli flokët...

Lajme të tjera

Web TV