Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë të parë pa u përballur me asnjë ushtar ukrainas, por vetëm me dronë dhe robotë tokësorë. Ngjarja ndodhi më 8 ose 9 korrik në rajonin e Kharkivit dhe u organizua nga Brigada e Tretë Sulmuese e Ukrainës.

Pamjet filmike tregojnë sesi dronët FPV dhe dronët kamikazë tokësorë sulmuan fillimisht një bunker rus, duke krijuar panik tek trupat e fshehur brenda. Për të shmangur një sulm të dytë, ushtarët dolën jashtë duke mbajtur një tabelë kartoni me mbishkrimin “Duam të dorëzohemi”. Një dron ajror më pas i drejtoi rusët në linjat ukrainase, ku u kapën rob pa asnjë rezistencë.

Ky operacion u realizua pa asnjë shkëmbim zjarri nga ana e forcave ukrainase dhe pa asnjë viktimë në radhët e tyre. Zonë që më parë ishte e pamundur të merrej me trupa tokësore, tani u rikthye nën kontrollin ukrainas vetëm falë fuqisë teknologjike./kb