Avioni ushtarak rrëzohet mbi kampusin e shkollës, të paktën 16 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 16 persona, përfshirë pilotin, humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit u përplas në kampusin e një shkolle në pjesën veriore të kryeqytetit Dhaka.

Ngjarja tragjike ndodhi në kampusin e Milestone School and College, në lagjen Uttara, në një kohë kur nxënësit ndodheshin në klasa apo po zhvillonin provime.

Mbi 100 persona janë raportuar të plagosur, shumica prej tyre nxënës. Të plagosurit janë transportuar në disa spitale, përfshirë edhe një spital ushtarak.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e viktimave.

‘Milestone School and College’ frekuentohet nga rreth 2,000 nxënës dhe ofron mësim nga arsimi fillor deri në klasën e 12-të.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar ende shkaqet e rrëzimit të avionit, ndërsa hetimet janë në zhvillim./e.t

Të fundit

Temperatura deri në 36 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Temperaturat do të variojnë nga 21...

Shqipëria s’përfshihet në projektin e DASH për vizat me garanci 15 mijë USD

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e...

Sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria përditëson 4 vendimet e reja të BE

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke reflektuar katër vendime të...

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ksamili, ndërsa shprehet se...

‘Le Figaro’: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar. Nga...

Lajme të tjera

Web TV