Trump kritikon Izraelin për krizën në Gazë: Fëmijët duken të uritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe i bëri thirrje Izraelit që t’u sigurojë njerëzve ushqim.

Duke folur të hënën në Skoci, Trump tha se SHBA-ja dhe vende të tjera po japin para dhe ushqim për Gazën, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet “të kujdeset, për ta menaxhuar” procesin e dërgimit të ushqimeve.

“Dua që ai të sigurohet që ata të marrin ushqim”, tha Trump. “Dua të sigurohem që ata të marrin ushqim”.

Nga Gaza kohëve të fundit kanë dalë imazhe të fëmjëve të kequshqyer, që kanë nxitur shqetësime për urinë në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

Duket se komentet e Trumpit janë rezultat i këtyre imazheve, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – është në muajin e 21-të, teksa palët nuk janë afër arritjes së një armëpushimi.

Presidenti amerikan u pyet nëse pajtohet me deklaratat e bëra të dielën nga Netanyahu, kur ai tha se “nuk ka politikë të urisë në Gazë dhe nuk ka uri në Gazë”.

“Nuk e di”, u përgjigj Trump. “Duke u bazuar në atë që shohim në televizion, do të thosha nuk është bash kështu sepse ata fëmijë duken shumë të uritur”, tha ai.

Në dritë të intensifikimit të kritikave ndërkombëtare, ushtria izraelite gjatë fundjavës nisi lëshimin e ndihmave nga ajri, si dhe nisi pauza të kufizuara në luftime në tri zona të banuara të Gazës për dhjetë orë në ditë, në mënyrë që të ndihmojë me shpërndarjen e ndihmave.

Të premten e kaluar, Trump foli për situatën në Gazë, pasi SHBA-ja dhe Izraeli tërhoqën ekipet negociuese nga bisedimet në Katar për një marrëveshje armëpushimi. Ai tha se Hamasi “me gjasë do të përndiqet” derisa të eliminohet. m.p.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV