671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna e tyre efektive llogaritet e ulët pasi ato mbylleshin shpejtë.

Megjithatë deputetët vijuan të paguheshin rregullisht me pagën e tyre bazë mujore. Kuvendi i Kosovës i ka konfirmuar A2 CNN se nga data e betimit të deputetëve që është 19 prill e deri më 30 qershor për pagat e deputetëve, janë shpenzuar 530 mijë e 540 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin prill: 95 633.93 €. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj: 234 998.98 € Shuma e përgjithshme e pagave për muajin qershor: 199 907.67 €.

Kryeministri Albin Kurti dhe 16 ministra të tjerë që janë zgjedhur deputetë nuk janë paguar nga Kuvendi i Kosovës, pasi kanë përfituar pagën si pjesë e ekzekutivit. Deputetët kanë të drejtë të angazhojnë edhe staf mbështetës politikë, ose ndryshe që njihen si zyrtarë të lartë personal apo asistentë, paga e të cilëve është 900 euro. Për muajin maj dhe qershor, për pagat e këtyre zyrtarëve nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 136 mijë e 802 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj: 59 860.27 €. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin qershor: 76942.71 €. Gjatë muajve maj dhe qershor deputetët shpenzuan edhe për mbushje telefonike ne vlerë mbi 4 mijë euro. Shuma e përgjithshme e mbushjeve telefonike për deputetët për muajin maj: 1849.64 euro. Shuma e përgjithshme e mbushjeve telefonike për deputetët për muajin qershor: 2159 euro.

Deputetët u privuan vetëm nga dietat dhe nga shpenzimet e udhëtimit.

“Deputetët dhe stafi mbështetës politik nuk marrin mëditje për pjesëmarrje në seancë dhe nuk u janë kompensuar shpenzimet e udhëtimit”, thuhej në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Lexo edhe :  Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Kuvendi nuk ka treguar për shpenzimet e korrikut, meqë ende nuk është mbyllur muaji. Mirëpo me vendim qeveritar të gjithë zyrtarëve publikë, përfshirë edhe deputetëve, pagat e korrikut do të ekezekutohen me rritje prej 55 eurosh. Kështu nga paga 1859 euro për deputetin deri në qershor, nga ky muaj ata do të paguhen me 1914 euro në muaj. m.p.

Të fundit

Trump: Do ndërtoj personalisht sallën e ballos për 200 milion dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parashikuar ngritjen e një sallë të re vallëzimi, brenda territorit ku...

Ishte heroi i kualifikimit, klubi suedez shpërblen Etrit Berishën

Etrit Berisha vendosi fatin e Haken në Europë, teksa eliminoi Anderlehtin e Besnik Hasit me pritje dhe gol vendimtar. Në shpërblim të performancës heroike,...

U fut në lumin Mat për të hapur rrjetat e peshkimit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

Pas disa orësh kërkime nga polumbarët e RENEA-s, është gjetur në lumin Mat trupi i pajetë i peshkatarit Ded Qoku. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

“Kam më shumë Champions se Barça në gjithë historinë!” Modric replikon me TV katalanas

Dje u raportua për fyerjet dhe ironitë që kanali zyrtar i klubit të Barcelonës, Barça TV, i drejtoi Luka Modricit, ish-mesfushorit të Real Madridit,...

Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose…

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se duke nisur nga kjo e premte, Inspektorati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit do të...

Lajme të tjera

Web TV