Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar një rritje më të fortë ekonomike globale se parashikimi i bërë në prill, pjesërisht për shkak të zbutjes së tarifave amerikane ndaj disa produkteve.
Një rritje e importeve amerikane teksa kompanitë u përpoqën të sfidonin taksat e larta të importit dhe vendimet e disa qeverive për të nxitur rritjen çuan në ngritjen e parashikimit të fundit.
Sidoqoftë, tarifa më të larta dhe më shumë pasiguri mund të çojnë në një rritje më të dobët dhe më të ngadaltë, paralajmëroi FMN.
Institucioni financiar, që është një grup prej 190 vendesh që duhet të bashkëpunojnë në përpjekje për të stabilizuar ekonominë globale, deklaroi se importi me nxitim i verifikuar në muajt e fundit në Shtetet e Bashkuara ndikoi gjithashtu në rritjen e parashikimit.
Vlerësimi sugjeron se rritja do të jetë 3 për qind në 2025-n dhe 3.1 për qind në 2026-n, nga 2.8 dhe 3 për qind që ishte për të njëjtën periudhë në muajin prill.
Në muajt e fundit, kompanitë amerikane nxituan të importonin produkte në vend për të qenë në pararojë ndaj taksave që mund të vendoseshin si pasojë e nismave të presidentit Trump.
Sipas FMN, kjo krijoi rreziqe që mund të çojnë në tronditje ekonomike në të ardhmen, përfshirë për firmat që kanë shumë stok, pasi do t’i bënte importet e ardhshme më pak të rëndësishme.
Gjithashtu, kompanive mund t’u duhet të paguajnë më shumë për të magazinuar mallrat, veprim që rrezikon t’i lërë ato në harresë. m.p.