“Pallati 176” në Kinemanë Verore të DPA-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për një shfaqje rekordesh, sikurse është “Pallati 176″, pritshmëritë janë të larta. Ama, transmetimi i kësaj komedie kult në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA), falë bashkëpunimit me Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) kapërceu edhe parashikimet tona më optimiste!

Në këtë aktivitet të zhvilluar në oborrin e ridimensionuar të institucionit, ishin të pranishëm Nëndrejtoresha e Përgjithshme e DPA-së, Znj. Marinela Ndria, aktorët protagonistë të kastit Eva Alikaj, Gëzim Rudi, Elida Janushi, si edhe Edon Qesari, i biri i regjisorit të ndjerë Andon Qesari, dhjetëra qytetarë dhe dashamirës të filmit. Fjala përshëndetëse u mbajt prej Ndrias, e cila theksoi rëndësinë e vlerësimit të kontributit të artistëve shqiptarë, nëpërmjet risjelljes së realizimeve që i kanë rezistuar kohës. “Në këto dy sezone, asnjëherë kjo Kinema Verore nuk është mbushur kaq shumë. Falenderoj të gjithë kastin, të gjithë ato yje që i kemi lart në qiell sot”, tha Ndria.

Në vijim, mori fjalën Janushi, e cila përshëndeti angazhimin e DPA-së lidhur me përzgjedhjen e kësaj shfaqjeje teatrale, në kuadër të sezonit artistik kushtuar komedisë. “Faleminderit organizatorëve të këtij eventi. Respekt i jashtëzakonshëm për kolegët tanë që me dashuri dhe përkushtim të madh e vunë në skenë atë pjesë të thjeshtë, si nga regjisorët dhe kolegët e mi. Më bëhet qejfi që vitet kanë kaluar dhe ‘Pallati 176’ mbetet në vëmendjen tuaj”, u shpreh Janushi.

Më tej, mbajti një fjalë rasti edhe Alikaj, që nënvizoi se “Pallati 176” është një komedi ende mjaft popullore. “Atëherë, Ilir Bezhani më tha që kjo do të ishte një shfaqje që do mbushte teatrin. Jo vetëm që kishte të drejtë, por kjo i kaloi parashikimet e të gjithëve. Është kthyer në një kult”, tha Alikaj.

Lexo edhe :  Shuhet “Bilbili i Labërisë”, ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Bujar Tabulla

“Një vepër e mbajtur mend përmendësh, prapë vazhdon të tërheqë vëmendjen. E ka bërë këtë për dekada me radhë. Krijuesit janë të pandërgjegjshëm se ç’janë duke bërë. Vetëm spektatorët arrijnë t’i ndërgjegjësojnë ata. Besoj se ky është rasti klasik se një vepër artistike jep përjetësinë”, vlerësoi Qesari.

Pas një sezoni të parë të suksesshëm, që në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit shfaqi filmat mbi tematikën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ), Kinemaja Verore e DPA-së u rikthye këtë qershor me një repertor kushtuar komedisë shqiptare. Në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), krahas shfaqjes teatrale “Pallati 176”, këtë verë sollëm për publikun kryeqytetas 8 filma komedi, mes të cilëve përmendim realizimet “Zonja nga qyteti”, “Zëvendësi i grave” dhe “Përrallë nga e kaluara”. Sipari i këtij sezoni të Kinemasë Verore do të ulet me një tjetër shfaqje mjaft të dashur për publikun, “Shi në plazh”.

Kinemaja Verore, e cila zotëron një kapacitet prej 140 ulësesh i adresohet veçanërisht të nxënësve dhe të studentëve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen. Jetëzimi i kësaj hapësire vjen në vazhdën e nismave të herëpashershme të DPA-së, në funksion të inkurajimit të të rinjve për të njohur trashëgiminë audiovizuale kombëtare.

Së bashku me sallën e leksioneve dhe të trajnimeve, “Auditorin” dhe me Muzeun Arkivor që pritet të hapë dyert së afërmi, DPA-ja ofron një alternativë kulturore bashkëkohore. Për të përftuar më tepër infomacion lidhur me veprimtarinë e DPA-së, vizitoni faqen tonë zyrtare www.arkiva.gov.al.

Të fundit

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur...

Si mashtrohet shqiptarët me ilaçet? Përdoret imazhi i mjekëve

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi shumë pacientë po bien pre...

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt...

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Lajme të tjera

Web TV