Të shtëna me armë zjarri në qendër të Manhatan-it/ 4 të vrarë mes tyre edhe një polic

Katër persona, përfshirë një oficer të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, u vranë në Park Avenue në qendër të Manhattanit, pasi një person i armatosur hapi zjarr.

Autori i të shtënave është identifikuar si 27-vjeçari Shane Devon Tamura. Ai hapi zjarr brenda një ndërtese ku ndodhen zyrat e korporatës së Ligës Kombëtare të Futbollit dhe firmës së investimeve Blackstone.

Personi i armatosur hyri në ndërtesën e zyrave me një pushkë MR në pamje të qartë përpara se të qëllonte me plumba në hollin e ndërtesës dhe në një kat të sipërm. Pas të shtënave me armë zjarri 27-vjeçari u vetëvra.

Autoritetet dyshojnë se personi i armatosur kishte histori të dokumentuar të shëndetit mendor./E.T