PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është i pakënaqur dhe po kërkon një përforcim të bujshëm.

Zgjedhja e Luis Enrique është pikërish mesfushori i Barcelonës, Gavi, të cilin e sheh si një përforcim ideal përkrah emrave si Fabian Fuiz dhe dy portugezëve, Vitinha dhe Joao Neves.

Lojtari ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2030 dhe largimi i tij duket disi i vështirë, por jo i pamundur. Arseja është e thjeshtë. Oferta e PSG-së për Barcelonën është plot 80 milionë euro, një shifër që mund të rregullonte disi problemet që kanë katalanasit në aspektin financiar. Po ashtu për lojtarin, PSG ka një rrogë më të madhe se ajo që merr aktualisht si dhe një rol kyç, gjë që i mungon aktualisht te Barcelona.

Pavarësisht se e vlerësojnë shumë Gavi-n, Barcelona e ka repartin e mesfushës shumë të mbipopulluar dhe ka një konkurrencë të fortë për spanjollin. Sezonin e kaluar, Gavi ka qenë një zgjedhje e dytë për Hansi Flick, gjë që pritet të ndodhë edhe këtë sezon. m.p.

Të fundit

Arrestohen kinezët në SHBA, akuzohen për spiunazh teknologjik

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar arrestimin dhe ngritjen e akuzave penale ndaj dy shtetasve kinezë,...

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën kushtetuese e pronës dhe sigurinë...

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi në botë dhe të hapet...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të...

Lajme të tjera

Web TV