Doganat mbledhin 23,2 miliardë lekë në korrik, rritje nga karburanti, cigaret dhe birra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata Doganore mblodhi 23,2 miliardë lekë të ardhura në buxhet gjatë korrikut, çka përfaqëson një rritje prej 9,1%, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, rritja është nxitur veçanërisht nga volumi më i lartë i importeve të mallrave të akcizës, ku vërehet rritje e volumit të zhdoganuar të karburantit, cigareve, kafesë dhe birrës.

Konkretisht, gjatë këtij muaji janë importuar 5200 tonë më shumë karburant, 58 tonë më shumë cigare, 60 tonë më shumë kafe dhe 200 tonë më shumë birrë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Në harkun kohor janar–korrik të këtij viti, të ardhurat e mbledhura nga doganat kanë arritur në 137 miliardë lekë, duke tejkaluar parashikimet dhe duke shënuar një rritje prej 4,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithëse kursi i këmbimit i euros dhe dollarit ka ndikuar negativisht duke shkaktuar një efekt ulës prej 5 miliardë lekësh, Administrata vlerëson se, në kushte të pandryshuara të kursit, të ardhurat do të kishin arritur vlerën e 142 miliardë lekëve.

Kjo do të përfaqësonte një realizim rreth 4% mbi planin dhe një rritje prej 8,2% në krahasim me vitin 2024.

Fokusi i Administratës gjatë këtyre shtatë muajve ka qenë pikërisht mbi mallrat e akcizës, të cilat kanë treguar një rritje të ndjeshme në krahasim me një vit më parë. Importet e karburantit janë shtuar me 50.000 tonë, cigaret me 154 tonë, kafja me 162 tonë dhe birra me 4700 tonë.

Këto rezultate dëshmojnë jo vetëm rritjen e konsumit dhe aktivitetit ekonomik, por edhe efektivitetin e masave të ndërmarra për përmirësimin e shërbimeve doganore, forcimin e kontrolleve dhe rritjen e transparencës e besimit të bizneseve ndaj institucionit.

Lexo edhe :  Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Administrata Doganore thekson se do të vijojë me të njëjtin ritëm për të garantuar mbledhje të qëndrueshme të të ardhurave dhe lehtësim të ndershëm të tregtisë. /E.T

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV