Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe më tej të borxhit publik. Raporti i fundit i Ministrisë së Financave tregon se borxhi publik në fund të muajit qershor 2025 ka zbritur në 54.02% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 54.18% që ishte në mars të 2025-ës apo 54.21% në fund të vitit të shkuar.

E përkthyer në vlerë borxhi i vendit në fund të qershorit përllogaritej në 14.1 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro që ishte në mars të po këtij viti. Ndërsa në raport me dhjetorin e vitit 2024 borxhi publik në vlerë është rritur i ndikuar nga marrja e eurobondit prej 650 milionë euro në shkurt të këtij viti.

Bazuar në këtë raport, duket se rënia e borxhit në raport me prodhimin kombëtar ka ardhur kryesisht prej zhvlerësimit të valutave, pasi borxhi i jashtëm që merret në monedhë të huaj është ulur me 0.83% nga tremujori i parë në tremujorin e dytë të vitit. Ndërsa borxhi i brendshëm që merret në Lekë, është në rritje prej 0.67%.

Në vlerë, borxhi i jashtëm ka zbritur nga 6.5 miliardë euro në fund të marsit në 6.2 miliardë euro në qershor. Kurse borxhi i brendshëm është rritur nga 7.7 miliardë euro në 7.8 miliardë euro.

Zhvlerësimi i valutave dhe kryesisht i euros e ka bërë më të lirë borxhin e huaj, për shkak se këstet e shlyerjes së tij kanë qenë më të ulta. Por ndikim në reduktimin e borxhit të jashtëm mund të ketë dhënë edhe pagimi i huave të shkuara, me eurobondin e marrë në nisje të vitit.

Lexo edhe :  Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ndërsa Ministri i Financave thotë se rënia e borxhit tregon për një politikë të kujdesshme fiskale, si dhe për një mirëmenaxhim të portofolit në tërësi. Borxhi publik i Shqipërisë është i përqendruar kryesisht për mbështetje buxhetore, për sektorin e transportit, energjisë elektrike dhe për ujësjellës kanalizime. m.p.

Të fundit

Breshëri mbi shalqinj: Fushat e Hersonit nën sulmet e dronëve rusë

Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i luftës ndihet prej afër. Fermerët që korrin shalqinj në tokat...

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.6 lekë. Franga...

Aventura mes autostradës/ Shoferi kapet me 320 km/h, trefishi i shpejtësisë së lejuar

Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të...

Serbi, regjimi po bie, por nuk dihet kur

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke...

Lajme të tjera

Web TV