Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kim Mehmeti

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas!

Një koleg nga Tirana sot më pyeti si është e mundur që një kryeministër me aq ministra shqiptarë në qeverinë e tij dhe një presidente me këshilltar shqiptar, të mos lëvizin vendit e të mos distancohen kur dëgjojnë brohoritje shovene antishqiptare nga të cilat të rrëqethet lëkura, e që u dëgjuan në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë?!

Përgjigjja është shumë e thjeshtë dhje ajo nuk e shpjegon vetëm rolin e ministrave të sotëm e as vetëm atë të ‘gjyshit’ shqiptar që sot e këshillon ‘tezen’ presidente – e që të dy së bashku kanë qenë ministra të qeverisë së Cërvenkovskit që vriste shqiptarë – por për të gjithë funksionarët e deritanishëm shqiptarë: ata janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas.

Pra që nga dita kur ulen në kolltukun ministror, apo në atë të këshilltarit të ndonjë burrështetasi maqedonas, ata kanë vetëm një detyrë dhe vetëm një qëllim: t’i mbrojnë ‘punëdhënësit’ e vet nga shqiptarët dhe të jenë të pëlqyerit e tyre, duke harruar se aty kanë ardhur vetëm shkaku i një vlere ‘profesionale’ – pse janë shqiptarë!

Andaj mund të thuhet se antishqiptarinë maqedonase më së miri e mbulojnë qeveritarët tanë, si për shembull sot këta të pavlerët e të pa dinjitetshmit e VLEN’it si dhe këshilltarët shqiptarë të burrështetasve maqedonas. m.p.

Të fundit

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u...

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij,...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Lajme të tjera

Web TV