Igli Tare bën gati detajet! Po huazon sulmuesin e madh nga Premier League

Darwin Nunez është në dilemë të madhe këtë verë.

Milani planifikon të bëjë një ofertë zyrtare këtë javë për sulmuesin e Liverpool. Igli Tare synon një huazim me të detyrim blerjeje. Shifrat nuk janë ende të qarta, por po përflitet për 45 deri në 50 mln euro.

Al-Hilal gjithashtu ka treguar interes serioz për uruguaianin dhe mund të prishë planet e “Djallit”. Klubi nga Arabia Saudite mund t’i ofrojë pagë marramendëse sulmuesit.

Deri tani, Nunez nuk ka vendosur asgjë. Ai po pret ofertat. Ekziston një mundësi që Milani ta bindë. m.p.