Milan po përgatitet për një sezon të ri ambicioz në 2025/26, me një formacion të mbushur me yje dhe përforcime të bujshme.
Sipas raportimeve të fundit, nëse realizohen të gjitha objektivat e merkatos, kuqezinjtë do të kenë një formacion tejet konkurrues, ku në mesfushë do të vendoset talenti shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari.
Në skemën 3-4-3 të projektuar, Jashari është vendosur në zemër të mesfushës përkrah legjendës kroate Luka Modric, duke formuar një dyshe që kombinon freskinë, energjinë dhe saktësinë me përvojën dhe vizionin.
Përpara tyre do të veprojnë treshen sulmuese të përbërë nga Rafael Leao në të majtë, Christian Pulisic në të djathtë dhe Rasmus Højlund në qendër (nëse realizohet transferimi nga Manchester United).
Në krahët e mbrojtjes do të pozicionohen Estupinan dhe Jimenez, të cilët ofrojnë shpejtësi dhe stabilitet në të dy fazat e lojës.
Ndërkohë, prapavija do të mbështetet në një treshe të fortë qendrore: Pavlovic, Thiaw dhe Tomori, me Mike Maignan që mbetet zgjedhja e padiskutueshme mes shtyllave. m.p.