Rreziku i vërtetë në këtë “krizë të përhershme” është rreziku që asgjë të mos ndryshojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thuhet se qendra nuk mund të qëndrojë, por çfarë ndodh nëse qëndron? Kjo është një recetë frikësuese për më shumë stanjacion dhe më shumë zemërim.

Nesrine Malik*

Një parti e re është lançuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe nuk zgjati shumë për t’u bërë subjekt i spekulimeve të ethshme. A do të ndajë të majtën? A do të krijojë më shumë hapësirë për Reform UK? A duhet të lidhë aleancë me të Gjelbrit? Shpejtësia befasuese me të cilën partia e re e Jeremy Corbyn-it mblodhi mbështetës – që tani janë 600 mijë brenda një jave – e bën të ndihesh si diçka reale dhe e qëndrueshme. Dhe hapi tjetër logjik është të vlerësohen shanset e saj për të sfiduar seriozisht kryefuqitë politike. Por pyetja më e madhe është: A mund të sfidohet realisht qendra, apo e ardhmja është një e fragmentuar gjithnjë e më shumë, me një monopol të tensionuar dhe të vazhdueshëm të pushtetit nga elita politike?

Shenjat që qendra po shkatërrohet nga anët u bënë të qarta në zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Pjesëmarrja në votime ishte më e ulëta ndonjëherë në përqindje të popullsisë (duke rezultuar në rezultatin më disproporcional të zgjedhjeve në histori), Laburistët fituan përqindjen më të ulët të votave në zonat e varfra, dhe një brez i ri deputetësh të pavarur dhe kandidatësh nga Reform u shfaq në skenë.

Që atëherë, mandati tashmë “i gjerë por i cekët” i dhënë Partisë Laburiste është zvogëluar edhe më shumë, me normat e miratimit që kanë rënë më shumë se për çdo parti qeverisëse brenda vitit të parë që nga katastrofa e John Major në vitet 1990. Dhe brenda vetë partisë, një sërë pezullimesh për shkak të projektligjit për reformën e mirëqenies kanë nxjerrë në pah një organizatë që vështirë se arrin të mbajë të kënaqur edhe anëtarët e saj. Kjo nuk është një gjendje e qëndrueshme – por mund të jetë e qëndrueshme në mënyrë paradoksale. Sepse edhe kur elitat degradojnë dhe humbasin mbështetjen publike, ato përfitojnë ende nga përmasat dhe rrënjosja e thellë në sistemin qeverisës dhe elektoral – s’quhen kot “elita”. Shtoji këtu mungesën e përfaqësimit proporcional, dhe ke një situatë ku numrat nuk përkthehen domosdoshmërisht në ulëse.

Rotacioni i vazhdueshëm mes dy partive kryesore, që janë pa ide dhe pa zgjidhje për gjithçka – nga kostoja e jetesës te politika e jashtme – ka çuar në një gjendje zhgënjimi të përsëritur. Historia është e njëjtë edhe në SHBA. Demokratët u refuzuan për herë të dytë në tetë vjet në favor të Donald Trump-it, por vetë Trump tani ka normën më të ulët të miratimit në mandatin e tij të dytë. As qendristët, as të djathtët nuk po japin rezultat, dhe megjithatë partitë e tyre rrinë ngulur në skenën politike, me barriera të larta që pengojnë sfidat nga jashtë dhe dekurajojnë reformat nga brenda. Kjo është një recetë për një shkëputje të përhershme: qeveri që dështojnë, lëvizje proteste të zemëruara nga e djathta dhe e majta, rezultate zgjedhore të çuditshme – dhe asnjë ndryshim. Ata individë që arrijnë të çajnë përpara, nga Zohran Mamdani në Nju Jork te deputetët e pavarur në MB, në vend që t’i sinjalizojnë partive të ngjashme se rrjeta politike duhet zgjeruar, në fakt luftohen hapur. Demokratët më të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve ende nuk e kanë mbështetur Mamdani-n.

Dhe pse do ta bënin, nëse mund të qëndrojnë në zonën e tyre të rehatisë politike, pastaj të fitojnë sërish në kushtet e tyre kur zhgënjimi me Trump-in të kthehet fuqishëm, dhe cikli të rifillojë? Ndërkohë, zemërimi që mblidhet rreth figurave si Mamdani apo partia e re në MB, i bën ata të trashëgojnë një barrë gjigande pritshmërish. Një barrë e pamundur për t’u përmbushur, sepse zhgënjimi me partitë tradicionale është aq i lartë, sa që partitë e reja, përveçse duhet të jenë altoparlantë të zemërimit, duhet njëkohësisht të përpiqen të formësojnë një alternativë reale.

Lexo edhe :  Larg teknologjisë, Izraeli kthehet tek spiunët klasikë për të luftuar Hamasin

Në rritje është edhe etja për sfida të mprehta politike, ushqyer nga një ekosistem informacioni që lejon më shumë mënyra për të sfiduar rrëfimin tradicional të realitetit politik. Procesi i fragmentimit, i kombinuar me një monopol të qëndrueshëm, pasqyrohet edhe në media. Vetëm në dy vitet e fundit, janë krijuar e rritur media të tëra për shkak të dështimit të mediave tradicionale për të kapur zemërimin ndaj situatës në Gaza. Nga Zeteo (e cilësuar si “sensacioni i ri”) te Drop Site News, që nisi vetëm një vit më parë dhe ka tashmë gati 400 mijë abonentë, dhe bashkëpunon ngushtësisht me gazetarë në Gaza, ekziston një oreks i madh për një diskurs më të pakompromis dhe mbulim të thellë për Lindjen e Mesme dhe bashkëfajësinë në Gaza.

Megjithatë, kjo nuk e ka ulur zemërimin ndaj mediave tradicionale, sepse kuptohet që ato ende kanë ndikim të madh mbi opinionin publik, dhe në këtë mënyrë mbi rezultatet politike. Prandaj raportimet e New York Times për urinë në Gaza janë sfiduar fuqishëm nga zëra pro-qeverisë izraelite – sepse ky gazetë ka autoritet të madh në të vetmin vend që ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi Izraelin.

Pavarësisht kaosit të nisjes, partia e re e Jeremy Corbyn dhe Zarah Sultana ka prekur një nerv të shoqërisë.

Por gjithë kjo fuqi e mbetur, nga politika te media, nuk ndryshon faktin që diçka e madhe është në diskutim – besimi i zakonshëm se këto institucione e meritojnë pushtetin që kanë, pavarësisht nëse mund t’u hiqet apo jo. Të flasësh për lëvizje të reja të majta që forcojnë Reform-in apo kërcënimin ndaj Laburistëve (një debat që e kemi dëgjuar që përpara zgjedhjeve të fundit), është të humbasësh thelbin – është shumë vonë. Laburistët po funksionojnë mbi inercinë, trashëgiminë dhe rrënjosjen fizike dhe historike, jo mbi një besim të gjallë në parti. Ajo ka hequr dorë prej kohësh nga formësimi i opinionit publik, duke ndjekur verbërisht atë që kanë krijuar politikanët cinikë dhe rrethanat ekonomiko-gjeopolitike. Sot është bërë një parti e shformuar, që ndjek votuesit e Reform-it duke u përpjekur (pa sukses) të dalë më djathtas se Nigel Farage, ndërkohë që përpiqet të fitojë edhe opinionin pro-Gaza me kërcënime të çuditshme për të njohur Palestinën nëse Izraeli nuk bie dakord për armëpushim. Ndërkohë vazhdon me masat shtrënguese ekonomike, ndërsa përpiqet të shuajë zjarret që vetë ato masa ndezin.

Ka dy mënyra si partitë apo lëvizjet e reja mund të japin rezultate: e para, duke qenë në qeveri; dhe e dyta, duke mbledhur mjaftueshëm mbështetje për të ushtruar presion ndaj qeverisë. E dyta është më e arritshme në afat të shkurtër, por problemi është që shkalla dhe larmia e çështjeve që partitë ekzistuese kanë dështuar t’i trajtojnë janë tashmë shumë të gjera dhe shumë të polarizuara që presioni nga jashtë të japë rezultat.

Rreziku tani është krijimi i një ndarjeje të përhershme. Nga njëra anë, një histeri gjithnjë e më e pakontrolluar për emigracionin që fuqizon figura të errëta si Farage dhe e bën retorikën e tij helmuese pjesë të përhershme të jetës dhe politikës sonë. Nga ana tjetër, zemërimi për Gazën dhe politikat ekonomike që vazhdimisht errësojnë atmosferën politike. Dhe përballë tyre, një qeveri e ngrirë, e paaftë të përballet me asgjë, që shpreson vetëm se është shumë e madhe për të dështuar dhe kundërshtarët e saj shumë të vegjël dhe të përçarë për të fituar. Po sikur problemi të mos jetë se qendra nuk mund të qëndrojë, por se ajo qëndron – dhe në këtë mënyrë sjell një status quo të re, të paqëndrueshme, të mjerë, me zemërim në rritje dhe qeveri të pafuqishme?

*Nesrine Malik është kolumniste në “The Guardian”/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV