Fatura e importit të energjisë elektrike po rritet edhe më shumë. Prodhimi i pamjaftueshëm brenda vendit ka shtuar blerjen e energjisë në bursën ndërkombëtare.
Vetëm në tre ankande të zhvilluara nga Korporata Elektroenergjetike për gushtin janë shpenzuar 21.8 milionë euro për të blerë energji nga jashtë.
Rritja e faturës së importit të energjisë ka ardhur si rezultat i mungesës së prodhimit të mjaftueshëm për të furnizuar vendit, edhe në kushtet e mungesës së reshjeve.
Ndërkohë temperaturat e larta si dhe turizmi kanë shtuar konsumin e energjisë jo vetëm nga konsumatorët familjarë por edhe në biznese.
Në total deri më tani, KESH ka importuar rreth 122 milionë euro energji elektrike nga 48.8 milionë euro vjet në të njëjtën periudhë./e.t