Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi bisedën e tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump si “produktive”, duke vënë në dukje se tema kryesore ishte përpjekja për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti ukrainas theksoi se “ndërprerja e gjakderdhjes është e nevojshme” dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për çdo përpjekje që çon në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Falënderojmë Presidentin Trump për të gjitha përpjekjet e tij”, tha ai, duke vënë në dukje se nëse Rusia nuk do ta kishte zgjatur qëllimisht luftën, “mund të kishim pasur shumë muaj paqeje tashmë”.
Gjatë komunikimit, të dy palët koordinuan qëndrimet e tyre, duke shkëmbyer vlerësime për situatën në front. Zelensky theksoi se presidenti Trump është “plotësisht i informuar” për përshkallëzimin e dhunës dhe sulmet ruse në Kiev, si dhe në qytete dhe komunitete të tjera.
Theks i veçantë u vu edhe në regjimin e sanksioneve kundër Rusisë, me presidentin ukrainas që theksoi se ekonomia ruse “vazhdon të dobësohet” dhe se kjo është arsyeja pse Moska duket “veçanërisht e ndjeshme” ndaj vendosmërisë së Presidentit Trump. m.p.