Putin takim kokë më kokë 3 orë me të dërguarin e Trump për luftën në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me emisarin amerikan Steve Witkoff në Kremlin, ndërsa afati i vendosur nga Donald Trump për një armëpushim në Ukrainë po afrohet.

Mediat ruse raportojnë se bisedimet zgjatën rreth tre orë, pas mbërritjes së Witkoff në Rusi mëngjesin e së mërkurës.

Presidenti i SHBA-së ka paralajmëruar se nëse Moska nuk ndërmerr hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Rusia mund të përballet me sanksione të ashpra, si dhe me sanksione të dyta ndaj vendeve që vazhdojnë të tregtojnë me të.

Në pamjet e publikuara nga mediat ruse, Witkoff dhe Putin shihen duke buzëqeshur e shtrënguar duart. Dy zyrtarët janë takuar disa herë më parë.

Kremlini tha se takimi ishte i dobishëm dhe konstruktiv.

Witkoff dhe Putin diskutuan luftën e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, raportoi media shtetërore RIA Novosti, duke cituar Kremlinin.

“Putin përcolli disa sinjale në Shtetet e Bashkuara mbi çështjen ukrainase. Sinjale përkatëse u morën edhe nga Presidenti Trump”, tha RIA në një postim në mediat sociale.

Megjithatë, pritshmëritë për një marrëveshje deri të premten mbeten të ulëta. Rusia vazhdon sulmet ajrore në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, pavarësisht paralajmërimeve për sanksione nga SHBA.

Trump, i cili pati premtuar përpara marrjes së detyrës në janar se do ta përfundonte luftën në një ditë, është treguar gjithnjë e më i paduruar për mungesën e progresit. Retorika e tij ndaj Rusisë është ashpërsuar.

Tre raunde bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë të zhvilluara në Stamboll kanë dështuar të sjellin një përfundim të luftës, e cila vazhdon prej më shumë se tre vjet e gjysmë nga fillimi i pushtimit të plotë nga Moska./E.T

Të fundit

Nisin punimet për urën që nis Siçilinë me Italinë, kostoja… marramendëse!

Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të...

Më shumë se një lojë: Si ndikon shahu në zhvillimin mendor dhe emocional

Nga strategjia te kreativiteti – përfitimet surprizuese të shahut në jetën tuaj Shahu nuk është vetëm një garë mendore mes dy lojtarësh, por një ushtrim...

Dy lojtarë po i prishin punë Interit, njëri është Kristjan Asllani

Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interin. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar nuk bëjnë pjesë në planet...

Mjekja përshkruan vuajtjet e fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

Fëmijët mund të vdesin nga kequshqyerja brenda dy muajve, ka paralajmëruar një mjek i një grupi bamirësie në Gaza. Duke folur për Saima Mohsin të Sky...

Patos, raportohet zjarr masiv në pyllin me pisha dhjetravjeçarë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë disa minuta më parë në pyllin me pisha dhjetravjeçarë në fshatin Gjinoqarë, Bashkia Patos. A2 raporton se...

Lajme të tjera

Web TV