Në vitin 1977, NASA shënoi një hap të rëndësishëm në zhvillimin e programit të saj revolucionar të transportit kozmik: fluturimin e parë të lirë të anijes kozmike Shuttle Enterprise. Ky fluturim shënoi një fazë kritike testimi në atmosferën e Tokës, para se të realizoheshin fluturimet në hapësirë.
Enterprise ishte ndërtuar si pjesë e programit Space Shuttle dhe kishte për qëllim të testonte aerodinamikën dhe mënyrën se si anija mund të zbresë dhe të fluturonte në atmosferë. E veçanta ishte se Enterprise nuk kishte motorë të vetin dhe nuk ishte i pajisur me një mburojë funksionale termike për t’i rezistuar temperaturave ekstreme që shfaqen gjatë kthimit nga hapësira.
Për këtë arsye, Enterprise nuk ishte projektuar të fluturonte në hapësirë, por vetëm të ngrihej dhe të lirohej nga një avion Boeing 747 i modifikuar, nga ku edhe fillonte “fluturimi i lirë” i saj në mënyrë që të testoheshin aftësitë e saj në ajër.
Këto fluturime të testimit ishin të rëndësishme për të siguruar që sistemi i zbarkimit dhe aerodinamika e anijes do të funksiononte siç pritej në kushtet reale, duke i hapur rrugën zhvillimit të mëtejshëm të Space Shuttle dhe fluturimeve të ardhshme në orbitë.
Shuttle Enterprise shënoi kështu fillimin e një epoke të re në eksplorimin kozmik, duke shërbyer si një platformë testimi që i mundësoi NASA-s të përsosë teknologjitë e nevojshme për një sistem fluturimi të ri, të ripërdorshëm dhe efektiv në hapësirë.
Përgatiti: L.Veizi