“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen.

Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka fituar dy kampionate me bavarezët, argumentoi se Bayern Munich ka shpenzuar më shumë sesa duhet të kishte për të nënshkruar Diaz, duke pretenduar se Liverpooli po qesh me tarifën prej 75 milionë eurosh që mori për kolumbianin. Hamann gjithashtu kritikoi trajnerin Kompany për “moslejimin e të rinjve të luanin”.

Ka qenë një verë zhgënjyese në merkato për bavarezët, të cilët nuk nënshkruan asnjë nga Florian Wirtz, Nico Williams ose Nick Woltemade.

Në fakt, negociatat me Stuttgart për Woltemade kanë qenë jashtëzakonisht të vështira, me fituesit e Kupës së Gjermanisë 2024-25 që nuk lëvizin nga kërkesa 65 milionë euro për sulmuesin 23-vjeçar.

Nga ana tjetër, ekziston një ndjesi shqetësuese se kampionët e Bundesliga-s kanë paguar më shumë seç duhet për Diaz, një sulmues krahu 28-vjeçar të cilit i kishin mbetur vetëm dy vjet në kontratë.

Duke folur në një intervistë me Heute, Hamann tha: “Diaz është një futbollist shumë i mirë, por ajo që po bën Bayern nuk është një model biznesi. Të sjellësh një 28-vjeçar për atë shumë parash dhe pastaj ta paguash edhe më shumë sesa fitonte në Angli? Liverpool po qesh.

“Gjithashtu, trajneri Kompany nuk po i lë të rinjtë të luajnë. Dhe kam dëgjuar se ka talent atje si nuk ka pasur në 10 vjet. Megjithatë, Bayern mbetet favorit për ta fituar kampionatin.

“Kush është tjetër? Leverkusen-i do të ketë një kohë të vështirë, dhe nuk do të jetë as Leipzig; Dortmundi është opsioni më i mundshëm. Pika referuese për Bayernin do të jetë Champions League”. m.p.

Të fundit

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha...

Borë, akullnaja e kafshë të egra, ky është vendi ku Trump do presë Putinin për bisedime

Donald Trumpit do t’i duhen rreth shtatë orë për të arritur në Bazën e Përbashkët të largët Elmendorf-Richardson në Alaska – dhe Vladimir Putin...

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një 27 vjeçar dhe një 40...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Lajme të tjera

Web TV